Papa: Kuba duhet t`i japë fund ideologjisë komuniste
Papa Benedikti i 16-të ka kërkuar që Kuba gjetjen e një modeli të ri për zëvendësimin e ideologjisë komuniste.
Këto komente Papa i bëri në aeroplan, gjatë fluturimit nga Roma për në Meksikë dhe Kubë.
Papa theksoi se “është evidente se ideologjia marksiste, ashtu siç është konceptuar, tashmë nuk i përgjigjet realitetit”.
Kuba është shtet me regjim marksist - komunist që prej vitit 1961.
Në këtë aspekt, Papa Benedikti i 16-të tha se Kisha Katolike është e gatshme të ndihmoj “në frymën e dialogut”.
Papa, gjithashtu ka dënuar dhunën e drogës, nga e cila janë vrarë më shumë se 47 mijë persona në Meksikë, prej vitit 2006.
Duke filluar nga dita e nesërme dhe deri më 26 të këtij muaji, Papa qëndron për vizitë në Meksikë, e pastaj e vazhdon turneun me vizitën në Kubë, deri më 28 mars.