E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meka: Ligji i bankave, rrit sigurinë e klientëve

Miratimi i ligjit për sistemin bankar është në interes të gjithë klientëve të filialeve të bankave të huaja pasi rrit sigurinë tek klientët.

Elvin Meka një prej specialistëve dhe njohësve të sistemit bankar në Shqipëri deklaron se ky ligj është miratuar në momentin e duhur pikërisht për faktin se ruan klientët prej ndikimeve të mundshme të krizës në rajon.
 

Sipas Mekos ligji do të përmirësoj administrimin e aktivitetit bankar në vend dhe do të rrisë masat e mbikqyrjes.
 

Ligji i cili u miratua dje në komisionin e ekonomisë detyron filialet e bankave të huaja që të operojnë të pavarura prej bankave mëma në Greqi apo Itali.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›