Banka Botërore: Shqipëria me borxhin më të madh në rajon

Në këtë raport përshihet Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Në grupin e këtyre vendeve, Shqipëria sipas Bankës Botërore, ka borxhin më të madh publik.
“Ngritja e shpejtë e borxhit bruto të jashtëm dhe qeveritar ndaj GDP nga viti 2008 në vitin 2010 kryesisht i atribuohet huamarrjes së qeverisë që synon financimin e deficiteve fiskale të përdorura për të zbutur efektet e krizës. Grupi i SEE6 është heterogjen në lidhje me nivelin e borxhit të jashtëm, ku borxhi total në Malin e Zi dhe Serbi është mbi mesataren e rajonit, ndërkohë që Shqipëria ka borxhin më të madh publik si përqindje e GDP”, thuhet në raport.
Sipas raportit, bankat në këto vende paraqiten rezistente karshi krizës. Ndërkohë që sistemet bankare në përgjithësi në vendet e SEE6 duken të jenë rezistente, me likuiditet të lartë dhe amortizatorë të rëndësishëm kapitalë, rreziqet ekzistuese të kredisë dhe financimit po zmadhohen në rajon, të shtyra kryesisht nga zhvillimet negative në BE, barra e kredive me probleme nga bankat në shumë vende të SEE6 dhe rritja ekonomike në ngadalësim”, paralajmëron Ron Hood, Kryeekonomist në Sektorin e Bankës Botërore për Uljen e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik.
“Pothuajse të gjithë bankat e huaja në SEE6 janë nga vende të BE-së, me një përqindje krahasueshmërisht të lartë të bankave me pronësi greke dhe italiane. Stresi i mëtejshëm mbi bankat e tyre përkatëse mëmë mund të krijonte një tkurrje tjetër të kredisë në rajon”, vijon ai. Hood thekson se “borxhi i jashtëm është rritur dhe një rënie në rritjen ekonomike në SEE6 mund të shkurtojë të ardhurat e qeverive, duke ngritur presionet për financim publik”. Për sa i përket rritjes ekonomike në vitin e ardhshëm, Raporti thotë se parashihet për këtë rajon janë prej 2.5 për qind në vitin 2011 dhe 2.1 për qind në 2012.
Raporti iu rekomandon autoriteteve në vendet e SEE6 të tregojnë maturi fiskale, të rindërtojnë amortizatorët fiskalë dhe të jenë të përgatitur për konsolidim të mëtejshëm të shpenzimeve. Për fat të keq, performanca fiskale është përkeqësuar në të gjitha vendet që nga viti 2008, dhe pak vende në rajon kanë ende hapësirë për të trajtuar një përkeqësim të krizës nëpërmjet lejimit të funksionimit të stabilizuesve automatikë.
Përmirësimi i mundësive të punësimit mbetet një sfidë tjetër afatgjatë për SEE6, nxjerr si përfundim raporti. Niveli i lartë i papunësisë ndërmjet të rinjve dhe pjesëmarrja e ulët e grave është një veçori dalluese e tregut të punës në SEE6. Gjithashtu, një pjesë e madhe e papunësisë është afatgjatë dhe disa vende kanë një popullsi në plakje.
“Rritja e ardhshme ekonomike do të duhet të ketë një shtysë më të madhe nga investimet dhe përmirësimet në produktivitet që përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe kapacitetin prodhues, më shumë se konsumi i financuar nga jashtë dhe investimet në prona të paluajtshme dhe asete të tjera flluskë” thotë Jane Armitage, Drejtoresha e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore.
“Vendet në Evropën Juglindore kanë nevojë të adresojnë sfidat e zgjatura të reformave strukturore. Kjo do t’u lejojë atyre të përfitojnë më mirë nga aksesi në tregje, hyrjet e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, financimi bankar dhe remitancat, të cilat i ofron integrimi më i afërt me BE”, vijon ajo. /Start/
2011-11-15 13:29