E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Shkencave, zgjidhen 3 anëtarët e rinj

Akademia e Shkencave përzgjedh tre anëtarët të asociuar që do të bëhen pjesë e asamblesë së saj. Emrat e përzgjedhur janë: Prof.Dr. Gjovalin Shkurtaj, Gjuhësi; Prof. Dr. Kosta Bajraba, Sociologji; dhe Prof.Dr. Edmond Pinguli në Ndërtim-Hidrologji. Përzgjedhja e 3 emrave u bë mes 14 kandidaturave për anëtarë të Akademisë së Shkencave. Asambleja është organi më i lartë drejtues i Akademisë. Ajo mblidhet të paktën një herë në vit. Asambleja mblidhet dhe kur këtë e kërkon një e treta e pjesëtarëve të saj. Në mbledhjen e asamblesë, përveç pjesëtarëve të caktuar me ligj, marrin pjesë edhe të ftuar të tjerë, me përjashtim të rasteve kur në këtë statut është parashikuar ndryshe. Në asamble kanë të drejtë vote vendimore anëtarët e rregullt, anëtarët e përhershëm dhe anëtarët e asociuar të Akademisë, sipas ligjit, përveç rasteve kur në këtë statut parashikohet ndryshe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›