Rrushaj Asnje rritje e takses se sheshte
Miratohet në parim projekt buxheti i vitit 2012. Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë debatet pozitë –opozitë, janë fokusuar për rritjen e të ardhurave në nivelin e 8% për vitin e ardhshëm. Gjatë përgjigjeve të vërejtjeve nga ana e anëtarëve të majtë të Komisionit, zv. Ministri i Financave Alfred Rushaj, deklaroi se përsa i përket politikës fiskale nuk do të ketë ndryshime. Taksa e sheshtë do të qëndrojë në nivelin e 10%, pavarësisht kërkesave të FMN-së për rritje të saj. Një tjetër çështje që u diskutua në komision ishte edhe performanca e administratës tatimore. Zv. Ministri Rushaj ka argumentuar burimet kryesore që do të çojnë në rritjen e të ardhurave për 2012.
Rrushaj, ka argumentuar se rritja e të ardhurave në buxhetin e 2012 me 8% është konservator pasi pritjet mund të vlerësoheshin edhe më lartë. Buxheti i 2012 do të bazohet në burimet e brendshme të vendit, kryesisht nga eksportet dhe investimet e huaja, të cilat janë dyfishuar për këtë vit. Por kryetari i të majtëve në Komisionin e Ekonomisë Arben Malar ka shprehur kritikat mbi parashikimet për të ardhurat. Sipas tij, shifrat nuk janë produktive dhe as reale.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi në parim edhe ligjin mbi bankat, për disa ndryshime të sugjeruara nga FMN dhe BB, siç janë menaxhimi i riskut sistematik, shndërrimi i një dege në filial, apo e ashtuquajtura bankë urë si dhe shërbimet ndërkufitare.
Komisioni i Ekonomisë miratoi me konsensus ndryshimet në ligjin për bankat, duke e vlerësuar sistemin bankar në vend të sigurt, likuid, të shëndoshë financiarisht dhe të mirë kapitalizuar.