Sherri ne shkolle qellon rojen per vdekje me kacavide

Roja i shkolles eshte futur per te ndare te rinjte. Autori 17-vjecar eshte shpallur ne kerkim policor
Eumlshte futur per te ndare dy te rinj teksa perlesheshin mes tyre me grushte por ne kete moment nje nga protagonistet e sherrit ka nxjerre nje kacavide dhe ka qelluar rojen e shkolles. Per pasoje Adriatik Gjini 49 vjec i punesuar si roje ne shkollen e mesme ne fshatin Mollas te Elbasanit ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e djeshme pikerisht ne oborrin e shkolles te kesaj shkolle kur nje 17-vjecar me inicialet E. C. ka qene duke u zene me nje bashkemoshatar tjeter te tij ndersa ka qelluar me kacavide duke i marre jeten rojes se shkolles. Ne vendngjarje menjehere kane shkuar forca te shumta policore pas lajmerimit te mesuesve te kesaj shkolle. Te dhena nga policia e Elbasanit nje dite me pare referuar hetimeve te eksperteve te saj kane pohuar se autori i ngjarjes nuk rezulton te jete nje nxenes i shkolles se mesme te Mollasit ku edhe ndodhi vrasja. Gjithashtu te dhena nga policia kane bere te ditur se 17-vjecari E. C. eshte nje person me disa precedente penale ku pas ngjarjes se sotme mbi te rendon dhe vepra penale e vrasjes. Pas ngjarjes adoleshenti eshte larguar me shpejtesi nga skena e krimit duke u shpallur keshtu ne kerkim nga policia. Deri ne oret e mbremjes se djeshme edhe pse policia ka ushtruar kontroll ne disa vende apo shtepi ku mendohej se fshihej autori 17-vjecar i ngjarjes nuk eshte finalizuar kapja e tij.
Ngjarja
Rremuja me femije te tjere ne oborrin e shkolles me sa duket ka bere qe roja i shkolles te nxitoje per te ndare nje sherr mes dy te rinjve qe perlesheshin mes tyre. Gjithcka ka ndodhur paraditen e djeshme ne shkollen e mesme ne fshatin Mollas te rrethit te Elbasanit kur Adriatik Gjini 49 vjec i punesuar para pak kohesh si roje ne kete shkolle ka nderhyre me qellim ndarjen e dy te rinjve por duket se 49-vjecari nuk e ka pritur qe dikush nga dy protagonistet e ngjarjes te nxjerre nje kacavide nga xhepi dhe te qelloje papritur ndaj tij. Femije te tjere nxenes te kesaj shkolle jane tronditur kur kane pare gjakun nga trupi i Gjinit ndersa kane shpejtuar per te kerkuar ndihme tek mesuesit e tyre ne klasa. Kane qene keta te fundit te cilet kane lajmeruar menjehere policine si dhe jane munduar ti japin ndihmen e pare rojes se shkolles por fatkeqesisht pa rezultat.
Hetimi
Pas ngjarjes autori i krimit 17-vjecari me inicialet E. C. ka vrapuar per tu larguar me shpejtesi nga shkolla duke u shpetuar edhe bashkemoshatareve te tij. Ne vend kane mberritur disa minuta me vone forca te shumta policore te cilat pas transportimit te trupit ne morgun e spitalit te qytetit te Korces kane filluar hetimet per identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe per zbardhjen e plote te ngjarjes. Pas nje hetimi te shpejte policia ka mesuar se autori i vrasjes nuk bente pjese nder nxenesit e shkolles se mesme. Nderkohe qe nga pershkrimi i bere nga nxenes te tjere deshmitare te ngjarjes dhe nga vete protagonisti tjeter i sherrit nje bashkemoshatar i 17-vjecarit eshte zbuluar identiteti i tij. Policia eshte vene menjehere ne kerkim te tij duke kryer kontrolle ne disa shtepi apo vende ku dyshohej se mund te ishte fshehur pas ngjarjes 17-vjecari por deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme nuk eshte bere e mundur gjetja e tij. Ne lidhje me te policia tha se E. C. eshte nje person me disa precedente penale ku pas ngjarjes se sotme mbi te rendon edhe vepra penale e vrasjes.