Basha Kamera ne shkolla kunder droges

Ministri i Brendshem Lulzim Basha merr pjese ne Takimin Vjetor per Luften kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike
Nuk do te kete kamera ne cdo cep te Tiranes nuk do te kete kamera ne te gjithe Tiranen por do te kete kamera ne cdo shkolle te Tiranes. 2011-a duhet te shenoje nje intensifikim te plote te luftes kunder shperndaresve te droges. Ky vit duhet te jete viti i tolerances zero per ata qe u shperndajne kete helm femijeve tane. Ne kete menyre eshte shprehur nje dite me pare ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate fjales se tij ne Takimin Vjetor per Luften kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike ku eshte bere nje bilanc i plote ne luften kunder droges pergjate vitit qe sapo lame pas si dhe synimet e dikasterit te rendit per 2011-n. Viti 2010 ishte vit i nje premtimi te mbajtur i nje premtimi te mbajtur per sa i perket luftes kunder droges ku thame se do te kemi nje vit rekord ne kete lufte dhe rezultatet ne cdo plan vertetojne se premtimi u mbajt plotesisht - eshte shprehur gjate fjales se tij ministri Basha. Sipas tij Komponent jashtezakonisht i rendesishem i vendimmarrjes qe u mundesoi shqiptareve te udhetojne me dinjitet ne Bashkimin Evropian ka qene pikerisht arritja e Policise se Shtetit mbajtja e premtimit ne luften kunder droges ne vitin 2010. Nese 2010-a shenoi perparime te jashtezakonshme ne luften kunder trafikanteve dhe kultivuesve 2011-a duhet te shenoje nje intensifikim te plote te luftes kunder shperndaresve te droges. 2011-a duhet te jete viti i tolerances zero per ata qe u shperndajne kete helm femijeve tane. Cdo dite ne prinderit cojme femijet ne shkolla por nuk jemi aty me ta. Por cdo prind duhet te ndjeje se me pranine e Patrulles se Pergjithshme prane tyre eshte i njejti kujdes prinderor ne cdo aspekt dhe ne vecanti sa i perket aktit kriminal te shperndarjes se droges femijeve ne shkollat dhe gjimnazet tona. Ne vecanti per qytetin e Tiranes si qyteti me numrin me te madh te shkollave potencialisht me tregun me te madh per perdorimin dhe shperndarjen e droges vemendja e policise duhet te jete absolute dhe ne vecanti per kete qytet pasi syve dhe vesheve te tyre ne ndihme u vjen sistemi me i sofistikuar i vezhgimit pamor 24-oresh. Cdo shkolle e Tiranes do te survejohet me kamera dhe ne kete qytet sikunder ne cdo qender tjeter urbane te vendit analiza e vitit qe vjen jam i bindur do te tregoje goditjen me sukses te shperndaresve te droges si risia e suksesit te metejshem te Shqiperise ne lufte kunder ketij fenomeni - ka theksuar kreu i dikasterit te Brendshem Lulzim Basha.
Hysni Burgaj
Reduktuam me 83 sasine e bimeve te kultivuara
Pasi ka falenderuar te gjithe pjesemarresit ne takim dhe duke e vleresuar si nje mbeshtetje mjaft te rendesishme te punes se Policise se Shtetit ne luften kunder krimit dhe konkretisht ne punen per parandalimin dhe kultivimin e bimeve narkotike drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka deklaruar Policia e Shtetit ka arritur rezultatet me te mira ne lufte ndaj ketij fenomeni ne keto 4 vitet e fundit duke reduktuar me 83 sasine e bimeve te kultivuara krahasuar me nje vit me pare ose reduktuar mbi pese here ne krahasim me vitin 2007. Ne shifrat e bera publike nga kreu i Policise se Shtetit mesohet se gjate zbatimit te plan-veprimit 2010 u konstatuan gjithsej 179 raste te kultivimit te bimeve narkotike kanabis sativa ne gjithe territorin e vendit ku jane zbuluar 60 raste dhe asgjesuar 37 216 bime kanabis. Jane proceduar penalisht 79 autore nga te cilet jane arrestuar 52 ndiqen ne gjendje te lire 13 dhe jane shpallur ne kerkim 14 prej tyre. Burgaj ka theksuar me tej Keto rezultate rrisin kerkesen dhe standardet e punes tone pasi ne synojme jo thjesht te reduktojme kete fenomen por mundesisht ta eliminojme per te arritur ne ate qe vendi yne te mos figuroje me ne harten e vendeve kultivues te kanabis sativa. Nderkohe numri nje i Policise se Shtetit eshte shprehur Sic e kemi deklaruar tashme objektivi yne eshte minimizimi i ketij fenomeni deri ne eliminimin perfundimtar te tij. Per sa me siper ne kemi kerkuar dhe gjithmone do te kerkojme mbeshtetjen e te gjithe subjekteve dhe faktoreve pavaresisht peshes dhe rolit te drejtperdrejte apo te terthorte qe mund te kene ata ne procesin e luftes kunder kultivimit te bimeve narkotikeve. Padyshim qe nje rol te shume te rendesishem ne kete drejtim kane luajtur dhe do te luajne strukturat e pushtetit vendor dhe perfaqesuesit e zgjedhur nga komuniteti. Ne perfundim duke e konsideruar luften kunder kultivimit te bimeve narkotike si nje nder prioritetet me te rendesishme te Policise se Shtetit deshiroj te shpreh angazhimin maksimal te te gjitha strukturave per te realizuar me vendosmeri objektivat dhe aktivitetet e percaktuara ne kete drejtim - ka perfunduar Drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj.
Arritjet e policise
Sot jemi mbledhur per te prezantuar planin e veprimit per vitin 2011. Pra bazuar mbi pervojen e shkelqyer qe ne ndertuam vitin e kaluar demonstrojme sot vullnetin tone dhe kapacitetet tona per te vazhduar me tej ne kete rruge - eshte shprehur ministri i Brendshem Lulzim Basha duke bere publike edhe shifrat bazuar ne punen e policise ne vitin 2010. Sipas tij gjate vitit qe sapo lame pas u evidentuan 711 vepra penale krahasuar me 647 ne vitin pararendes u arrestuan 683 autore krahasuar me 441 autore ne vitin paraardhes u finalizuan 48 operacione te suksesshme me perdorimin e teknikave speciale hetimore krahasuar me 33 ne vitin paraardhes u goditen 47 grupe kriminale te trafikut dhe shperndarjes se droges me 223 persona krahasuar me 32 grupe dhe 132 persona ne vitin paraardhes u kryen 34 operacione nderkombetare me 62 persona te arrestuar krahasuar me 12 operacione dhe 18 te arrestuar ne vitin paraardhes. Pikerisht nisur nga keto rezultate dhe keta tregues Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vleresuan punen e Policise se Shtetit Ministrise se Brendshme dhe Shqiperise ne teresi me tone shume te larta dhe pozitive - ka pohuar ministri Basha. Duke cituar me tej dy pjese nga raportet perkatese ministri i Brendshem ka thene mes te tjerash Raporti i Keshillit te Bashkimit Evropian ne 2010 Shqiperia arriti rezultate shume pozitive ne luften e saj konstante kunder krimeve te drogave dhe biznesit nderkombetar te drogave. 2010 ishte viti i zhvillimeve dhe venies ne jete te Strategjise se re Kombetare ne perputhje te plote me standardet e perbashketa te BE-se te paracaktuara ne periudhen 2009-2011. Ka nje renie te rasteve te kultivimit te kanabisit ne masen 36.5 dhe numri i bimeve te kultivuara u reduktuar ne 70.3 krahasuar me 2009. Raporti i Departamentit te Shtetit te SHBA gjate vitit 2010 Shqiperia ka bere progres ne luften kunder lendeve narkotike. Qeveria e Shqiperise perpiqet te luftoje shume ashper me elementet kriminale. Statistikat e autoriteteve italiane vazhdojne te tregojne se sasia e droges me origjine nga Afganistani e kapur ne Itali e cila me perpara kalonte transit direkt nga Shqiperia mbetet ne nivelin minimal. Komponent jashtezakonisht i rendesishem i vendimmarrjes qe mundesoi qe sot shqiptaret te udhetojne me dinjitet ne Bashkimin Evropian ka qene pikerisht arritja e Policise se Shtetit mbajtja e premtimit ne luften kunder droges ne vitin 2010 - ka thene ministri Basha.