E Diel, 1 Nëntor 2026

PS arsyet pse Rama nuk shpall rikandidimin

Pasiguria ne gare elektorale Rama zvarrit kandidaturen. Rikandidimi i Rames ne PS askush nuk flet me siguri

Kur nje pjese e madhe e emrave kryesisht atyre te bashkive te medha ne vend jane bere te njohura edhe pse jo zyrtarisht nga vete forcat politike ne Partine Socialiste situata per emrin e kandidatures se saj per Bashkine e Tiranes mbetet ende e dyshimte. Kjo nuk ka ardhur si pasoje e veshtiresive ne perzgjedhje te kandidaturave pasi eshte vete kreu socialist ai qe ka vendosur shumicen e emrave kandidate te kesaj force ne rrethe dhe jo me per bashkine me te madhe ne vend ku eshte ai vete i interesuari kryesor por arsyeja kryesore e saj kesaj here eshte krejt e ndryshme. Kreu socialist Edi Rama nuk ndien sigurine e kater viteve me pare ku perballe nje kandidature te nenkuptuar tashme nga mazhoranca ajo e ministrit aktual te Brendshem Lulzim Basha ai nuk ka ende bindjen brenda tij se mund te garoje fuqishem ne keto zgjedhje dhe ne fund te mund te arrije te fitoje. Keshtu kjo pasiguri e Rames pra nje lloj frike e brendshme eshte pasqyruar mjaft qarte edhe ne deklaratat e tij ne media kohet e fundit ku nje here ka lene te nenkuptohet se nuk do te jete ai kandidati i opozites per bashkine me te madhe ne vend pasi ashtu sic u shpreh edhe ai disa kohe me pare kjo bashki nuk varet vetem nga emri i tij. Por nga ana tjeter Rama ka deklaruar disa kohe me pare ne forme ironike se mazhoranca nuk duhet te gezohet shpejt per doreheqjen e tij nga gara. Te tilla deklarata tregojne ne fakt se kreu aktual i Bashkise se Tiranes dhe i opozites nuk eshte ende i sigurt nese do te mund te arrije apo jo fitoren ne keto zgjedhje vendore dhe prandaj gjithmone e me shume po krijon nje situate zvarritjeje per kandidaturen e tij. Te tilla dilema pasiguri dhe dyzime nga ana e kryesocialistit Rama nuk jane pritur mire edhe nga disa deputete te selise roze pasi sipas mendimit te tyre te shprehur ne disa raste zyrtarisht dhe ne disa te tjera ne forme informale kjo sjell nje mungese perkushtimi te tij ndaj PS-se pasi edhe vete socialistet nuk e dine ende se kush eshte kandidatura me e mundshme e tyre. Duke qene ne nje situate te tille konfuze nga mungesa e qarte e emrit kandidat per bashkine me te madhe ne vend kjo pasi Rama kete here nuk eshte aspak i sigurt per triumfin e tij PS-ja po humbet nje kohe mjaft te kushtueshme paraelektorale. Nje humbje e tille ndoshta po vjen edhe nga menyra se si Rama po perpiqet ti transformoje keto zgjedhje nga administrative ne politike duke mos shfaqur para elektoratit asnje program te qarte te forces qe ai drejton te ndryshimit qe mund te sjellin kandidatet e tij por vetem duke sulmuar Kryeministrin Berisha dhe kerkuar largimin e qeverise se tij. Kjo situate konfuzioni u be e qarte edhe nga vete deputeti socialist Kastriot Islami i cili disa dite me pare ne nje prononcim te tij publik u shpreh PS-ja po vuan dhe lengon nga zvarritja e Rames ne rrethin vicioz te Bashkise se Tiranes. Rama perpiqet te siguroje garancine maksimale nga kolltuku i kryetarit te Bashkise mundesisht duke arritur opsionin maksimalist te kalimit nga kolltuku i kryetarit te bashkise ne kolltukun e Kryeministrit - kishte thene ai. Megjithese me shume mundesi kandidatura e ardhshme e opozites per bashkine me te madhe ne vend do te jete ajo e kryetarit aktual te saj Edi Rama mungesa e sigurise qe ka shfaqur ky i fundit po krijon mangesite e saj te medha per kete force para gares elektorale te 8 majit. Dyzimi dhe konfuzioni qe po percjell Rama tek publiku dhe partia e tij ne lidhje me rikandidimin po krijon brenda selise roze nje fryme te madhe pasigurie ne kuader te zgjedhjeve vendore dhe kjo sigurisht do te kete ndikimin e saj ne rezultatin perfundimtar te ketyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›