Mëkati i 7-të i PDK-së
2 ditë para se të braktisej nga amerikania Bernadette Roberts, Blerim Rexha, në intervistën e tij të fundit për një agjenci lajmesh tha se Rasti i Grandit është një rast tragjik, që lidhet edhe me fatin e ish të ndjerit paraardhësit tim Dino Asanajt, por besoj që kjo kurrë nuk do të përsëritet.
Pra, Blerimi tha se beson, anipse nuk është i sigurt se më nuk do të vetëvritet askush për Hotel Grandin e Prishtinës.
Harroje që e quajti të ndjerin Dino, ish i ndjeri. I ndjeri është amshueshëm i ndjerë, po falja.
Hotelin e quajti tragjik, sikur fliste për Hotel Grandin 32 të Amerikës, për të cilin legjenda urbane thotë se natën e inaugurimit të këtij hoteli në Maj 1953, u zhdukën pa gjurmë 32 veta, përfshirë stafin dhe mysafirët. Trupat e tyre u zhdukën, por gjësendet e tyre, çantat, këpucët, etj, mbeten aty.
E paramendova Hotel Grandin e Kosovës si atracion për turizmin e fantazmave, siç e bën këtë turizëm Hotel Granidi i Amerikës.
Aty ku ka raste tragjike, ka edhe fantazma.
Në film, sa herë largohen amerikanët, vijnë rusët. Përjashta filmit (në fiction), në realitetin e vendit tim (në faction),kur në kulmin e protestës nga AKP u largua amerikanja Bernadette Roberts, Blerim Rexha e shfrytëzoi rastin që ta prezantojë madhërinë e tij.
Tha, se Integriteti, dinjiteti dhe morali im është vlerë që unë do ta ruaj gjithnjë dhe gjithmonë. Blerimi ka qenë aq i sigurt që nuk do të dorëzohet përpara pasqyrës në mur, sa ka përdorë dy variante të së njëjtës fjalë: gjithnjë dhe gjithmonë!
Pakënaqësia e Bernadettes po duket që ka lindur siç u lind fatlumëve dashuria në shikim të parë, aty për aty, papritur, pa qëllim, ajo dashuria që të zë të papërgatitur, sepse Bernadette nuk e ka bërë publike asnjëherë më parë rebelimin e saj, dhe as nga intervista e fundit e drejtorit të AKP-së, nuk vërehej asnjë pakënaqësi në bord, derisa ky fliste me entuziazëm dhe me megalomani për privatizimin e Trepçës së ndarë, gjigandit me dy drejtorë, një në Jug dhe një në Veri, dhe derisa fliste për hotel Grandin tragjik.
Blerimi, tha se nuk dëshiron të besoj se me pikëpamjet e tij po behet pengesë e realizmit të planeve të liga të grupeve të ndryshme të interes. Pra, Bernadette paska qenë një zonjë e ligë që ka pasur interesa të vetat dhe Blerimi nuk e toleron ligësinë e saj. Kurrë.
Ish- anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së deri para 3 muajve votonte nëpër kuvendet zgjedhore të PDK-së, e paharruar mbetet në mendjet tona silueta e tij duke vrapuar për të arritur me kohë në bufenë e PDK-së.
Sështë i pashëm si Zoti grek Narcissis kur u çmend nga dashuria ndaj vetvetes, pasi që me adhurim e shikoi bukurinë e vetes në pasqyrën e ujit. Blerim Rexha u shikua në sytë e Hashim Thaçit kur u dashurua në vetveten, nuk u shikua në ujë.
Për tu dukur siç u duk Blerim Rexha kur karizma e tij u ngrit përmbi Amerikën, duhet të jesh një narcizist patologjik.
Blerim Rexhë (përveç përgatitja shkollore), të bën kotësia dhe sqima. Të bën krenaria, që është edhe moto e e partisë së tij, Krenohu. Vet-idhujtari, vet-adhuruesi Blerim Rexha me dashurinë e madhe ndaj vetvetes e përzuri nga Agjencia për Privatizim, amerikanen Bernadette.
Ajo nuk e ka ditur, e tash le ta di, se çka të ndodh kur takohesh me një qytetar nga fshati Barilevë që ka studiuar në Austri.
Bernadette nuk ia ka lexuar në facebook auto-biografinë Blerimit.
Kur ia lexon biografinë që ia ka shkruar vetes lexuesit i vjen marre. Nuk sheh njeri në botë që shkruan në superlavit në veten e parë si Blerimin. Unë jam Ky; Unë jam Ai: Unë di: Mua sma lejon shkollimi im: Austria; Siemensi; Unë jam karatist; Unë sfidoj më të mirët, pra amerikanët.
E lavdëron vetveten me gojë dhe me shkrim. Me punë, nuk ia doli të rezistoj as 3 muaj. Sikur luja Narcis që plaket shpejt dhe shëmtuar. Përpara se të venitet Narcisi e lëshon një erë të rëndë.
Sështë si trëndafili që plaket shpejt por bukur.
Konotacioni negativ i fjalës krenari është arroganca dhe kryelartësia, dhe bota perëndimore ia ka dhënë këtë epitet krenarisë, për shkak se, nga shtatë mëkatet, sipas Biblës, krenaria është mëkati më i madh.
Shikuar nga këndi krishter, PDK-ja tashmë i ka bërë 7-të mëkatet më rënda të kësaj bote që janë : 1. Epshi; 2. Grykësia; 3.Lakmia; 4. Përtacia; 5. Tërbimi; 6. Zilia, dhe 7. Krenaria.
Edhe mësimet islame, edhe mësimet ortodokse e konsiderojnë krenarinë si njërën nga pasionet më diabolike.
Në artin e kohës së Renesancës krenaria dhe kotësia janë paraqitur si një grua lakuriqe, që krihet para pasqyrës. Pasqyra nëpër këto piktura zakonisht mbahet nga duart e djallit, ose është e mbështetur mbi trupin e djallin.
I obsesionuar me vet-madhështinë e tij, i lindur në ditën kur pushojnë punëtorët, përveç bujqve, më 1 Maj, kush ia mban Blerimit pasqyrën kur krihet me kokën lart.
Kur e ngremë kokën te shikojmë lart, i shohim ata që janë më të mëdhenj se ne.
Kur e ulim kokën e shikojmë poshtë, i shohim ata që janë më të vegjël se ne. Prandaj, gjatë ecjes së tij nëpër hava, Blerimi e pa se sa e madhërishme është Amerika.
Lëre ti që alegoria sekulare krenarinë e Blerimit e konsideron si ves të keq por të vogël Termi më i zakonshëm letrar për kryelartësinë e Blerimit është paturpësia. Letërsia është e pashpirt ndaj kryelartëve. Shembulli më i mirë është historia e Luciferit, (dëshira e tij për të konkurruar me Perëndinë), krenaria e shkaktoi rënien e tij nga qielli, dhe si pasojë Zoti e transformoi në Satanë. Blerimi nuk transformohet në Djall, ska nevojë, Blerimi ra nga qielli i kryeministrit, e jo nga qielli i Zotit.
Do të na shpëtonte Zoti sikur Zonja Benedette të ishte kujtuar që ta braktis AKP-në më herët, përpara se të shitet gjithçka, të ekspoatohet barbarisht dhe në mënyrën më primitive pasuria e Kosovës, dhe përpara se të privatizohet mbi 85 për qind e tokës bujqësore të Kosovës, me çmim prej 1 deri në 3 euro për një ari.
P.S: A është ky Blerimi i biri i një gjyqtari që ua ka nxirë jetën intelektualëve dhe patriotëve të shkretë, kur i ka gjykuar për dashurinë e tyre ndaj lirisë së Kosovës . Gjyqtari Aziz Rexha, shqiptarët që kanë demonstruar kundër okupatorit serb i ka dënuar me kamxhik si kafshët.
Dr.Sabile Keçmezi-Basha në librin e saj Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981- 1989. (Sipas aktgjykimeve të gjykatave ishjugosllave) Prishtinë 2003, faqe: 74 75.), dëshmon se Aziz Rexha, në gjyqësinë e Kosovës gjatë viteve të 70-80 , u bë i famshëm si gjykatësi më sadist kundër qindra studentëve dhe intelektualëve shqiptarë, përfshirë ata të demonstratave të 81-tës.
