Meksi Ne nuk mund tia hedhim BE-se. Duhen reformat
Ne nje interviste per Top Channel Ermelinda Meksi kryetare e Komisionit Parlamentar per Integrimin fillimisht komenton viziten e dy kryediplomateve Frattini e Lambrinidis. Ata do te theksojne edhe njehere qendrimet qe tashme jane bere publike nepermjet dokumenteve shume te rendesishme tashme te vena ne dispozicion te Shqiperise qe kane te bejne me transparencen qe hodhi per procesin zgjedhor raporti OSBE-ODIHR si dhe problemet qe shtron per zgjidhje ne deklaraten e saj Baronesha Ashton dhe komisioneri Fyle per problematiken qe duhet adresoje Parlamenti shqiptar politika shqiptare ne drejtim te nje reforme te thelle parlamentare elektorale dhe kushtetuese. Ermelinda Meksi ish-ministre e Integrimit shpjegon se cili do te jete roli i opozites ne proceset integruese. Ne kete sesion te ri parlamentar ne vijme me nje vizion pergjegjesie dhe gjitheperfshirjeje. Ka edhe nje arsye me shume. Jo se ka ndryshuar gje. Por sepse te gjitha ato qe ne kemi thene gjenden te shprehura ne menyre shume te sakte ne dy materialet e sipercituara. Pra ne raportet e OSBE-ODIHR-it qe adreson hapur dhe qarte problematiken e zgjedhjeve ne Tirane qe nuk ishin te mira dhe ne propozimet qe ben zonja Ashton dhe Fyle ne lidhje me reformen qe duhet perfshire Parlamenti propozime te cilat jane bere me pare nga opozita. Prandaj edhe njehere ne shprehim deshiren per te bashkepunuar jo duke e konceptuar procesin e integrimit nje retorike. Une me eksperiencen e gjate qe kam ne keto ceshtje kam mesuar ndoshta edhe me mire se te tjeret qe ne nuk mund tia hedhim BE-se dhe nuk duhet te na shkoje ne mendje qe procesi i integrimit eshte thjesht nje proces semplist aprovimi ligjesh ku opozita ngre doren me symbyllur. Jo nuk eshte kjo nuk kerkon kete BE-ja se eshte kjo arsyeja qe ligjet behen me asistence europiane dhe nuk zbatohen. Zonja Meksi ngre shqetesimin e mungeses se fondeve ne lidhje me integrimin.
Opozita po punon per te prezantuar nje draft alternative per rregulloren parlamentare e cila synon te adresoje me prioritet ceshtjet integruese duke pasur nje fryme gjitheperfshirjeje por duke kerkuar edhe nje transparence te buxhetit dhe ne menyre te vecante shqetesimet buxhetore qe sot jane nje shqetesim shume i madh per Shqiperine por edhe per Europen dhe Ameriken ne kushtet e krizes globale duhet te perdoren me efektivitet ne rastin konkret ne menyre te posacme ne problematiken integruese sepse une si kryetare e integrimit shqetesohem se nga vendimet e qeverise te bera ne korrik reflektojne nje shkurtim drastik shpenzimesh pa konsideruar kete shqetesim qe adresojne raportet e progresit dhe nevoja per adresimin e 12 prioriteteve per forcimin e strukturave qe do te bejne te zbatueshme realizimin e atyre ceshtjeve qe kerkon procesi integrimit deklaroi Meksi. Pyetjes nese Shqiperia me 12 tetor do ta fitoje statusin e vendit kandidat Ermelinda Meksi i jep pergjigje duke u bazuar ne deklaraten e disa diteve me pare te ministres se Integrimit Majlinda Bregu Meksi iu pergjigj Personalisht deklarata qe u be nga nje perfaqesues i qeverise lidhur me adresimin e pergjegjesise se mosarritjeve eshte nje ze shqetesues sepse mua mu krijua ndjesia qe eshte nje parapergatitje e opinionit qe nuk do te merret ky status por ne duhet te veme gishtin se kush eshte fajtori.
Muhamed Veliu Top Channel