E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Proçesi i integrimit ka mbetur prapa

“Zgjedhjet e 8 majit, janë zgjedhje për zgjidhje”. Kështu deklaroi deputetja e Partisë Socialiste Ermelinda Meksi, e ftuar në studion e “Ora News” në intervistën me drejtorin e Informacionit Roland Qafoku në orën 20.00, ndërsa shprehu hapur se e gjithë kjo krizë, vjen në sajë të qeverisë.
 

“Zgjedhjet e 8 majit janë politike sepse axhenda europiane është bllokuar dhe kjo politikë bllokuese, imponuese e cila nuk ka ditur të zbatojë ligjin ka buruar nga politika e qeverisë qëndrore”.
 

Më tej, Meksi shprehu qartë objektivat e PS-së ndërsa ka pranuar të futet në zgjedhje dhe të respektojë ato standarte dhe pse nuk ka marrë në këmbim, kërkesat e kërkuara.
 

Me nota aspak optimiste, deputetja e PS-së risolli në vëmëndje se pala kundërshtare e cila ka premtuar integrimin, e ka bllokuar këtë proces, pasi nuk mundi ta realizojë gjatë mandatit të parë dhe gjatë gjysmës së dytë, marrjen e statusit të vendit kandidat.
Incidentet gjatë fushatës zgjedhore nuk janë lënë pas, por theksi u vu tek institucionet e shtetit të cilat duhet të tregohen më korrekte.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›