E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi: Qeveria sulmoi ERT-në

Ermelinda Meksi

Ermelinda Meksi tha se korrupsioni rritet me shkatërrimin e institucioneve të pavarura. Ish-ministrja e Integrimit mendon se shkarkimi në bllok i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve është një rast i tillë..

Ermelinda Meksi theksoi dje, se korrupsioni rritet me shkatërrimin e institucioneve të pavarura. Ish-ministrja e Integrimit tha se shkarkimi në bllok i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve është një rast i tillë. “Procedura për shkarkimin e Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve ka filluar pikërisht ditën që draft-metodologjia e rregullimit të tarifave të operatorëve celularë mbërriti mbi tavolinën e ministrit Olldashi. Ndërsa vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave është marrë dy ditë më vonë dhe me urgjencë i është përcjellë për miratim Kuvendit. Tashmë është tendencë zotërimi politik i institucioneve të pavarura në Shqipëri nga mazhoranca aktuale. Ajo që filloi me KKRT-në, u përsërit së fundi me ERT-në”, - deklaroi Meksi. Sipas saj, me këtë veprim shkelen parimet e ndërtimit të institucioneve të tregut të lirë dhe detyrimet e MSA-së. Anëtarja e kryesisë së PS-së saktësoi se mazhoranca tentativat për të zaptuar ERT-në i ka nisur qysh në nëntor të 2005-ës, kur sipas saj, kryetari i Entit u zëvendësua me një anëtar të KOP-it. Meksi nënvizoi se veprimet klienteliste qeveritare po pasohen me rritjen e çmimeve jo vetëm për artikujt e importit, por edhe shërbimit të telefonisë celulare, ndërsa shton se ky fakt dëshmon q137 beteja antimonopol e korrupsion ka dështuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›