E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Denoncohet për presion zv/ ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri

Partia Socialiste ka vënë një numër të posaçëm telefoni në dispozicion të qytetarëve që hasin vështirësi në procesin e votimit, apo në raste kërcënimesh nga njerëz në pushtet dhe sipas saj, në këtë numër është denoncuar edhe zv/ ministri i Brendshëm Gent Strazimiri. Numri 044801050 është në dispozicionin e çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë në gjetjen e qendrës së votimit apo që ndeshet me presione e kërcënime të mundshme njerëzish me pushtet. Në numrin 044801050 sapo është denoncuar zv/Ministri i Brendshëm Gent Strazimiri, që ka hyrë në një qendër votimi në rrethinat e Tiranës duke ushtruar presion, ka bërë të ditur zyra për shtyp pranë PS, duke i bërë më tej thirrje Kryeministrit të vërë rend në Ministrinë e Rendit dhe të largojë kandidatët për deputetë te tij që drejtojnë atë ministri nga çdo qendër votimi.

Last Updated on Sunday, 28 June 2009 16:39

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›