Inaugurimet false të rrugëve nga bashkia, gropat nxjerrin në pah cilësinë

Rrugët që rikonstrukton Bashkia e Tiranës, nuk zgjasin më shumë se dy vjet. Të gjitha këto rrugë që janë shtruar deri më tani në kryeqytet kanë pasur fatin e keq. Cilësia e punimeve është në standarde skandaloze. Ndaj, dhe kryeqyteti ynë nuk ka kurrë rrugë të rregulluara. Është e habitshme që një kryeqytet të jetë për vite të tëra si një kantier ndërtimi. Rrugë që hapen dhe nuk përfundojnë së rregulluari për muaj të tërë, rrugë që edhe pasi rikonstruktohen, janë sërish në gjendje jo të mirë. Nuk kalojnë shumë kohë dhe ato janë sërish të prishura, ashtu si ishin në fillim.
Askush nuk e kontrollon cilësinë e punimeve ose më mirë bëjnë sikur i kontrollojnë dhe në fund të fundit shohin interesat e tyre. Bashkia e Tiranës, duket sikur ka për detyrë vetëm inaugurimin dhe prerjen e shiritit nga kryebashkiaku Rama. Më pas, gjithçka merr fund për atë rrugë. Që në ditët e para nisin problemet që janë mjaft të evidentueshme.
Shumë rrugë të kryeqytetit, duhet të kalohen me varkë
Rrugët e Tiranës në shumë zona tani janë bërë të pakalueshme. Me gropa, të ngushta, me trafik dhe më skandalozja është që në ditë me shi, në to duhet të përdorësh varka për të kaluar, pasi çizmet nuk të hyjnë në punë. Këtë ankesë e kanë ngritur prej shumë, banorët e rrugës "Ali Visha", por që nuk mbeten pas edhe shumë rrugë të tjera ashtu siç është edhe rruga e Shkollës së Baletit. Ata janë drejtuar në shumë instanca, duke filluar që nga Bashkia e Tiranës. Por deri më tani, askush nuk iu është përgjigjur. Edhe pse Bashkia ka ndërhyrë disa kohë më parë në këto rrugë, gjendja e tyre mbetet sërish në kushte skandaloze dhe për të ardhur keq. Gjë e cila vërteton më së miri punën e bërë sa për sy e për faqe nga firmat të cilat kanë lidhur kontrata me bashkinë. Si rezultat i cilësisë së ulët të ndërtimit të këtyre rrugëve të gjithë qytetarët pohojnë me zë të lartë për çdo ditë e më tepër se rrugët e Tiranës shtrohen në mënyrën më të keqe të mundshme dhe se këto firma punojnë vetëm për të marrë lekët që ju jep bashkia dhe që normalisht janë marrë nga xhepat e qytetarëve me anë të taksave që ato kanë paguar vazhdimisht.
Pas përurimit të rrugëve, shfaqen gropat e para
Vetëm pak ditë pas prerjes së shiritit të inaugurimit, në rrugët e kryeqyteti mund të shihen gropat e para. Rruga fillon sërish të ketë probleme dhe të jetë e amortizuar. Fillon prishja e asfaltit dhe hapja e pusetave. Mjafton të kujtojmë këtu rrugën "Sami Frashëri", e cila vetëm dy ditë pas përurimit rezultoi me puseta të bllokuar dhe të prishura dhe si për habi të të gjithëve, aty nisën sërish punimet, megjithëse ishte një rrugë e saporikonstruktuar.
Të gjithë mbetën të habitur kur panë punëtorët të riktheheshin në këtë rrugë sepse kishin harruar dhe kishin mbyllur me asfalt kapakët e pusetave. Me rënien e shiut të parë, ata puseta nisën të plasnin si një shatërvan në mes të rrugës. Ndaj punimet e rinisura në këtë rrugë lanë gropat e para dhe kështu nisi amortizimi i kësaj rruge. E njëjta gjë ndodh në të gjitha rrugët e Tiranës, meqenëse firmat e ndërtimit bëjnë një punë jashtë standardeve. Në këto kushte, qytetarëve të Tiranës iu bëhet "dhuratë" rrugë me gropa, të ngushta dhe të amortizuara.
Degradon rruga, "Ali Visha", ankohen qytetarët
Banorët e rrugës "Ali Visha" në Tiranë kanë ngritur më në fund zërin, duke bërë thirrje për rregullimin e rrugës në të cilën nuk po kalojnë më dot. Kjo rrugë është kthyer për ta në një shqetësim dhe makth të përditshëm. Ata kanë pohuar, se është bërë thuajse e pakalueshme edhe nga këmbësorët. "Kemi frikë të nxjerrim fëmijët në rrugë apo t'i dërgojmë vetëm në shkollë, sidomos në ditët me shi. Kjo rrugë është bërë e pakalueshme për ne dhe të mos flasim pastaj për kalimin e makinave, gjë e cila është e pamundur", shprehen banorët. Sipas tyre, ndërhyrja e fundit për rregullimin e këtij aksi është bërë vetëm dy vjet më parë dhe sot ajo është krejtësisht jashtë funksionit. Ata habiten me faktin se si një rrugë e rregulluar jo shumë kohë më parë të jetë në gjendje skandaloze. Kjo dëshmon më së miri punën skandaloze që bëjnë firmat e ndërtimit për rregullimin dhe rikonstruksionin e rrugëve të Tiranës.
Rrugët që u shtruan për fushatë, mashtrim i radhës
Para fushatës zgjedhore në kryeqytet gjithmonë nisin punimet për të rregulluar qytetin. E para gjë që bëhet është shtrimi i rrugëve. Këto shtrime rrugësh bëhen në kohë rekord me qëllimin e vetëm që të bindin qytetarët se këtu po punohet në mënyrë që ti detyrojnë ato që ti japin votën. E njëjta gjë ndodhi edhe në këto zgjedhje. Vetëm pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve Bashkia e Tiranës hodhi fonde për shtrimin e rrugëve sidomos ato periferike pasi ishin edhe zonat më problematike. Në fakt akoma pa u marrë vesh rezultati i votimeve këto rrugë kanë nisur me problemet e para. Janë shoferët ata që denoncuan të parët cilësinë e ulët të punës së bërë në këto rrugë. Ato deklaronin se gjatë udhëtimit në këto rrugë apo rrugica të shtruara këto kohë para zgjedhore, makinat e tyre hasnin vështirësi në udhëtim. Ndaj me pak fjalë këto rrugë u bënë me qëllimin e vetëm që ti jepnin qytetarëve mashtrimin e radhë në mënyrë që ti rrëmbenin votën duke ju treguar se punonin për qytetin. Ajo që vazhdon të jetë problematike për Tiranën janë zonat e periferisë ku shtrimi i rrugëve është në nivelet zero. Gropat janë fasada kryesore e këtyre zonave. Gjatë dimrit kalimi i qytetarëve në këto rrugë bëhet thuajse i pamundur pasi pellgjet e ujit janë të shpeshta dhe të mëdha për të mos folur më pas për baltën dhe llucën.