E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi për piramidat: Faji është i gjithi i Berishës; ka ditur gjithçka mbi to

Share

Duke folur për të përditshmen shqiptarja.com, ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon me gisht një fajtor të vetëm lidhur me skemat piramidale të viteve 990. Në këtë intervistë që bëhet bash në 20 vjetorin e qeverisë së parë që doli nga zgjedhjet e lira në periudhën postkomuniste, Meksi thotë fillimisht se e ka harruar që ka qenë kryeministër i këtij vendi, por kuptohet se këtë e thotë për të denoncuar faktin që askush nuk u kujtua për këtë datë që, sipas tij (por edhe sipas Dashamnir Shehit në të njëjtën gazetë), bën pjesë tek datat e rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Në bisedë me gazetarin Jakin Marena, i pyetur nga ky i fundit, Meksi bën një saktësim mbi historinë e piramidave. Qysh në korrik të vitit 1996 kam kërkuar mbylljen e menjëhershme të firmave huamarrëse…. Me ligjin e miratuar në shkurt të atij viti, qeveria nuk ndërhynte dot në tregun financiar. Vetëm Banka mund të ndërhynte. [Prandaj] qeveria dhe SHIK-u i atëhershëm e kanë paralajëmruar Presidentin, por ky nuk veproi, thotë ai, duke nxjerrë zbuluar Berishën që ka pretenduar para ca javësh se për herë të parë ka dëgjuar një ankesë për piramidat nga fundi i vitit 1996.

Meksi ka dhe një shpjegim, se pse shumë qeveritarë nuk vepruan atë mot. E kishin mendjen të tërhiqnin paratë e tyre, thotë Meksi sipas shqiptares.com.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/20/a-meksi-per-piramidat-faji-eshte-i-gjithi-i-berishes-ka-ditur-gjithcka-mbi-to

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›