E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje: Kodi i 'Turpit'

Miratimi për herë të dytë nga ana e Kuvendit të Kosovës të Projekt-Kodit me nenet 37 dhe 38 është cilësuar nga Lëvizja Vetëvendosje si një dëshmi e qartë e tendencës dhe dëshirës për kontroll të plotë të mediave të pavarura.

Nëpërmjet një deklarate Lëvizja Vetëvendosje shprehet se neni 37 mundëson që media të shndërrohet në fajtor për gjithçka dhe të ndëshkohen gazetarët redaktorët, botuesit, shtypshkronjat e deri te shpërndarësit e gazetave. Asnjë Kod Penal i vendeve perëndimore nuk përmban një nen të tillë apo të ngjashëm.

"Duhet përkujtuar që është pikërisht Qeveria e Kosovës dhe pikërisht Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që e sollën Projekt-Kodin Penal me këto nene në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar. Asokohe, duke e pasur shumicën në Kuvend, ata e miratuan këtë Projekt-Kod dhe, në fund, edhe pse e ktheu Presidentja Jahjaga në rishqyrtim, ata e rivulosën Projekt-Kodin me të njëjtat nene, duke iu falenderuar grupit të deputetëve të PDK-së me në krye shefin e saj, Adem Grabovci.Atëherë nga kush ka turp Hashim Thaçi? Pasi ndjehej i turpëruar pse e solli ligjin me gjithë nenet">nenet kotraverse herën e parë dhe përsëri tash në Kuvend? Me ndihmën e kujt u ripërfshinë nenet">nenet e vjetra 37, 38 dhe 39?". thuhet në deklaraten Vetëvendosjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›