Meksika lëshon alarmin për të zhdukurit, 646 persona në katër muaj

Të paktën 646 persona janë zhdukur në Meksikë në katër muajt e fundit. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Shoqërore për Viktimat e Krimit, që është një organizëm shtetëror. Sipas të njejtave burime, pjesa më e madhe e vrasjeve kanë ndodhur në veri dhe në perëndim, por edhe në brigjet e Gjirit të Meksikës dhe në kryeqytet.
Nga personat e regjistruar si t ë zhdukur, 16 janë gjetur të gjallë, 3 të vdekur dhe pjesa e mbetur nuk janë gjetur kurrë. Pjesa më e madhe e të zhdukurve janë burra, 479, gra janë 167 dhe të mitur, 64.
Në pesë vitet e fundit, që nga koha kur qeveria u ka shpallur luftë rrjeteve të trafikimit të drogës, me mbështetjen e ushtrisë, kanë vdekur 60 mijë persona, ndërsa janë zhdukur 10 mijë të tjerë. Sipas kësaj organizate, për 213 nga të zhdukurit të dihet mosha, ndërsa 180 prej tyre janë të moshës 18-29 vjeç.