E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 12 të vdekur nga bandat kriminale

Ciudad Juarez (start)-Nga përleshjet e bandave rivale të trafikut të drogës në Meksikë, të paktën 12 persona u vranë, njëri prej të cilëve gazetar, i specializuar për çështjet kriminale, në shtetin e Chihuahas, në kufi me SHBA-në, bëri të ditur prokuroria. Gazetari Armando Rodriguez u vra nga disa të panjohur dje në Ciudad Juarez, qyteti më i rrezikshëm i Meksikës'', njoftoi e përditshmja ''El Diario''. Ndërmjet viktimave ishin një grua dhe dy policë lokalë. Armando Rodriguez, që prej 14 vjetësh punonte për kanalin televiziv ''Televisa''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›