E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë, 39 persona vdesin në përleshjet mes bandave të drogës


Në Meksikë, të paktën 39 njerëz janë vrarë nga përleshjet e armatosura ndërmjet bandave rivale të trafikantëve të drogës.
Në çihuaua, 30 persona të armatosur janë vërsulur mbrëmjen e së enjtes në një qendër rehalibilituese për përdoruesit e drogës, dhe kanë vranë 19 vetë.
Burime zyrtare bënë të ditur se të paktën 20 të tjerë janë gjetur të vrarë ditën e premte në Siudad Madero, në shtetin verilindor Tamaulipas.
Më shumë se 23 mijë njerëz kanë vdekur nga dhuna e ndërlidhur me drogën në Meksikë, që kur presidenti Felipe Kalderon mori detyrën dhe u shpalli luftë karteleve të drogës nga fundi i vitit 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›