E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuelë, fletarrest pronarit të një televizioni privat


Autoritetet e shtetit venezuelian kanë lëshuar një urdhërarrest ndaj pronarit të një televizioni privat, kritik ndaj presidentit Hugo Chavez.
Prokurorët akuzojnë Guillermo Zuloaga, i cili zotëron kanalin televiziv Globovision, për parregullsi në biznesin e tij.
Mbështetësit e Zuloaga-s deklarojnë se urdhërarresti ka si qëllim t'i mbyllë gojën, por nga ana e saj qeveria thekson se ka respektuar të tëra rregullat në bazë të ligjit. Grupet e ndryshme të opozitës në Venezuelë akuzojnë presidentin Chavez se po përpiqet të kontrollojë mediat. Korrespondenti i BBC-së në Karakas thotë se anëtarët e shërbimeve sekrete janë vënë në kërkim të Zuloaga-s, një biznesmen milioner që është dhe një nga opozitarët më të lartë të figurave zyrtare në Venezuelë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›