E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama-Cameron pritet të zhvillojnë bisedime për katastrofën ekologjike


Kryeministri britanik David Cameron pritet të diskutojë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama për katastrofën ekologjike të shkaktuar në Gjirin e Meksikës.
Cameron ka deklaruar se ndihet shumë i shqetësuar për dëmet e krijuara nga derdhja e naftës, pas shpërthimit në platformën që menaxhohej nga "British Petroium". Burime nga Doëning Street deklaruan se, "biseda telefonike do të jetë prej burrash shteti të angazhuar seriozisht në punë".
Ndërkohë, mediat britanike bëjnë të ditur se aktualisht "BP" pritet t'i përkulet presioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të pezullojë ndarjen e fitimeve me aksionerët.
Gjigandi i naftës konfirmoi se krerët e kompanisë do të mblidhen ditën e hënë për të diskutuar mbi mundësitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›