E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirkizistan, 79 viktima, mobilizohet ushtria

Tensionohet gjendja në Kirkiszistan për shkak të përleshjeve ndëretnike që kanë trazuar vendin aziatik.

Qeveria ka mobilizuar ushtrinë për t'i dhënë fund dhunës mes kirkizëve dhe minorancës uzbeke. Sipas të dhënave të fundit, vetëm gjatë 2 ditëve kanë humbur jetën 79 persona.

Gjithashtu plagë kanë marrë edhe mbi 1 mijë persona, dhjetra prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›