Meksikë-SHBA, zbulohet tuneli i drogës
Policia meksikane ka njoftuar se ditën e mërkurë është zbuluar një tunel në kufirin amerikan i cili do të shërbente për të kaluar ngarkesa me drogë. Tuneli, me gjatësi 270 metrash, i cili nuk ishte ndërtuar plotësisht, lidhte qytetin meksikan të Tijuanas me territorin amerikan.
Hyrja e këtij tuneli të pazakontë ishte në një depo i cili shërbente për të grumbulluar ushqime.
Shefi i policisë meksikane Ramon Pequeño, u shpreh se në këtë tunel mund të hyje pasi të hapej tavani i një banjo e cila ndodhej në depon ushqimore.
"Ne arritëm që të zbulojmë një banjo e cila kishte një sistem shumë të sofistikuar që shërbentë për tu lidhur me tunelin ku kalohej droga drejt territorit të SHBA-së. Në gjatësinë e këtij telefoni kemi gjetur kabllo telefonikë, një kondicioner si edhe kabllo elektrikë."- pohoi Ramon Pequeño.
Autoritetet policore meksikane njoftuan se në gjatësinë e këtij tuneli gjetën shumë ushqime, pajisje elektronike dhe një ashensor. Policia pas zbulimit të tunelit arrestoi 13 persona të cilës sipas autoriteteve policore ishin anëtarë të kartelit të qytetit të Tijuana. Ky tunel sipas shefit të policisë meksikane Ramon Pequeño, kishte 2 vite që kishte filluar që të ndërtohej. Për të përfunduar komplet do të duhej që të ndërtoheshin edhe 50 metra të tjera.