E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, dy viktima të tjera nga gripi i derrave

Meksiko - Dy persona të tjerë konfirmohen të vdekur në Meksikë nga virusi i gripit të derrave, duke e çuar në 66 numrin e viktimave. Ministri meksikan i Shëndetësisë bën të ditur se nga virusi H1N1 janë prekur edhe 2 892 persona të tjerë, të cilët janë të konfirmuar.

Megjithatë, ministri Hoze Angel Kordova bëri të ditur se tendenca e epidemisë po vjen në rënie. Vdekja e fundit u regjistrua më 10 maj, ndërsa 61 nga rastet e tjera i kishin filluar simptomat përpara 23 prillit.

Gripi i derrave i dha një goditje shumë të rëndë industrisë së turizmit në Meksikë, e cila u izolua nga pezullimi i udhëtimeve ajrore dhe nga këshillat për të mos vizituar Meksikën të dhëna nga disa qeveri, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, nga vijnë shumica e turistëve të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›