Durrësi, LSI dy prioritete
Durrës -Lëvizja Socialiste për Integrim vijoi prezantimin e Planit për Veprim, që është një përmbledhje e programit elektoral dhe qeverisës të LSI, në Durrës. Gjatë fjalës së tij, kreu i kësaj force politike Ilir Meta ka deklaruar se nuk është bërë asgjë për kapacitetet e portit të Durrësit, ndërkohë që rruga Durrës-Kukës, tashmë është në përfundim.
“Nuk është bërë asgjë për ta vënë këtë port shumë të rëndësishëm në shfrytëzim të plotë që t’i përgjigjet një fluksi të madh, të transportit të mallrave nga Shqipëria në Kosovë, por dhe në Serbinë Jugore në të gjithë këtë korridor të ri të Ballkanit”-theksoi Meta. Më tej, ai shtoi se dy prioritet e veçanta të LSI për Durrësin janë, së pari, dyfishimi i kapaciteteve përpunuese brenda 4 viteve të ardhshme të portit të Durrësit që të kthehet në një nga portet në të fuqishëm të Ballkanit dhe, së dyti, krijimi dhe ndërtimi i një porti të ri peshkimi.
“Ne kemi qenë para disa javësh në atë pjesëzën e ngushtë të portit të Durrësit që është lënë për peshkarexha dhe ishte për të ardhur keq që ndodhej në ato kushte të vështira. Peshkimi është një nga mundësitë, një nga bizneset dhe një nga industritë më të rëndësishme për Shqipërinë si një vend bregdetar”-tha më tej Meta.
Sipas kreut të LSI-së, “nuk mund të ketë një zhvillim të industrisë së peshkimit në kushtet e sotme, ndaj dhe ne jemi të angazhuar totalisht për ndërtimin e një porti të ri të peshkimit të standardeve ndërkombëtare, ashtu sikurse jemi të angazhuar për të ndihmuar në rinovimin dhe krijimin e një flote të re të peshkimit që të ketë kapacitete të tjera, të jetë agresive dhe vërtetë që të arrijë ato standarde që të konkurojë dhe me flotat e tjera të peshkimit në rajonin tonë”.