E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, gjenden 8 trupa pa kokë

Policia në Meksikë ka gjetur tetë trupa pa kokë në shtetin verior të Durangos. Mes tyre ishte edhe ai i zëvendësguvernatorit të burgut të këtij shteti, i cili ishte marrë peng prej së hënës.

Koka e Gerardo Galdino u gjet pranë një muri dhe përbën një mesazh kërcënues nga kartelet e drogës.

Drejtuesit e burgjeve janë vënë gjithnjë e më shumë në shënjestër nga bandat e drogës, drejtuesit e të cilave vazhdojnë të menaxhojnë bizneset e tyre edhe nga qelia.

Në shkurt, shefi i sigurisë së një burgu në qytetin Monterrei u vra dhe trupi i tij i copëtuar u gjet në një qese plastike brenda një makine të braktisur.

Autoritetet lokale njoftojnë se tetë trupat e tjerë të pajetë nuk janë identifikuar ende.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›