E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov i thotë jo ndërhyrjes së huaj në Siri

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka kundërshtuar sot një ndërhyrje kundër Sirisë duke i bërë thirrje opozitës siriane që të mos kërkojë përsëritjen e “skenarit libian”.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar Lavrov gjatë vizitës në Kazakistan duke thënë se procesi i pajtimit dhe dialogut në Siri është “ngadalsuar nga dëshira e disave që të tërheqin forcat e huaja që të përkrahin aksionet e tyre”.

Koalicioni i udhëhequr nga NATO-ja është duke kryer sulme ajrore kundër trupave të regjimit të liderit libian, Muamer Gadafi, në një fushatë që është kritikuar nga Moska.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›