Meksikë, hakersat protestojnë për votimet

Hakersat meksikanë kanë marrë nën kontroll të paktën 10 faqe interneti qeveritare dhe shumë site të tjera zyrtare në shenjë proteste në ditën që përkujton pavarësinë e vendit.
Hakersat të cilët grupimin e tyre e quajnë Mexican Cyber Protest, shënjestruan faqet e partive politike, organizatave mediatike dhe agjensive qeveritare.
Faqet e sulmuara u zëvendësuan me një mesazh që denonconte zgjedhjet e fundit presidenciale duke i konsideruar ato një mashtrim.
Gjithashtu mesazhi vinte në dukje korrupsionin, dhunën që ka lidhje me drogën dhe ekonominë e rrënuar të vendit.
“Kjo është një protestë paqësore kibernetike. Ne nuk jemi kriminelë, ne jemi studentë, punëtorë dhe meksikanë që kanë ç`të japin dhe po kërkojnë një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë tonë”, shkruhet në mesazh.