E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, dy të vrarë nga një sulm me bombë

Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmi me bombë, afër një xhamie në pjesën jugore të kryeqytetit të Irakut, Bagdad.
 

Raportohet se bomba ishte e vendosur në një automjet afër një xhamie në qytetin al-Hamza, 100 kilometra në jug të Bagdadit.
 

Sulmi ndodhi ndërsa njerëzit ishin mbledhur në një ceremoni mortore
 

Rreth 100 persona janë vrarë në gjithë Irakun, para një jave, nga një varg sulmesh në hapësirat kryesisht të banuara me popullatë myslimane shiite, pasi zëvendëspresidenti në ikje, Tarik al-Hashem u dënuar me vdekje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›