Vijojnë protestat anti-amerikane

Vijojnë edhe gjatë ditë së sotme protestat anti-amerikane pas publikimit të një filmi i cili përqesh Profetin Muhamed.
Në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, një person është vrarë, gjatë shkëmbimit të zjarrit ndërmjet protestuesve dhe policisë.
Disa qindra njerëz në protestën në Kabul të Asfganistanit, kanë brohoritur parulla antiamerikane ndërsa i kanë djegur goma dhe kanë gjuajtur me gurë.
Në Xhakartë të Indonezisë, qindra njerëz janë përleshur me policinë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur topa uji drejt tyre. Në qytetin Medan të Indonezisë, protestuesit kanë shkelur flamurin amerikan.
Në Jemen studentët kanë demonstruar jashtë Ambasadës amerikane dhe kanë kërkuar dëbimin e ambasadorit amerikan. Numri i të vrarëve në këto protesta ka arritur në 18 persona.