Meksikë, lufta e dështuar e Kalderónit kundër drogës
Autori i Lajmit: A.D
Majin e kaluar, duke dashur të tregojnë se sa seriozisht e kishin marrë luftën e tyre të antidrogës, dhe për të shfaqur rezultatet, trupat federale meksikane arrestuan së fundmi rreth 30 oficerë publikë, të dyshuar për lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike, në shtëpinë shtetërore të presidentit Felipe Kalderón në Michoacán, e njohur për fushat e saj me marijuanë. Arrestimi përfshiu 10 kryetarë bashkish të nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre nga ushtarë me maska. Ministri i Brendshëm, Fernando Gómez Mont, e konsideroi operacionin si të “nevojshëm për të shpëtuar politikën dhe mbrojtur institucionet tona dhe organizatat tona politike nga presionet dhe tundimet e krimit”. Duke kërkuar një ligj të vitit 2008 që zgjeroi fuqinë e policisë, autoritetet i mbajtën kryetarët e bashkive pa prova nën arrest, duke përmendur se ata ishin të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar të lëndëve narkotike. Me këtë rast qeveria ishte duke treguar politikën e tolerancës zero në luftën kundër drogës që u ka marrë jetën më shumë se 11 mijë personave dhe kushton rreth 3 miliardë dollarë në vit. Nëntë muaj më pas, të ashtuquajturit kampionë të drejtësisë duhet të ndihen jashtëzakonisht të fyer. Tre nga kryebashkiakët u liruan, duke u kthyer në shtëpi në qytetet që tashmë ishin të ndarë nga mosbesimi. Më pas në janar, pas pothuajse 250 ditëve në burg, u lëshuan dhe katër bashkiakët e tjerë, së bashku me 8 zyrtarë. Pas arrestimeve të këtyre personave të pushtetshëm, i la shumë nga meksikanët të habitur.
"Michoacanazo", siç quhet dhe operacioni i fundit, paraqet një tablo të qeverisë dorëhekurt që kërkon të shkatërrojë karrierat, të privojë qytetet nga drejtuesit e zgjedhur nga vetë ata dhe të fusë njerëzit në burg përpara se të ngrejë akuzat kundër tyre në emër të shtypit të mirë. Ai tregon se qeveria e Kalderónit në Meksiko Siti është bërë aq paranojake dhe për t’u mbrojtur arreston pothuajse këdo që ajo dyshon se ka lidhje me krimin e organizuar. Fakti që bashkiakët dolën të pafajshëm dhe ata janë tashmë të lirë dhe ndodhen në zyrat e tyre, sugjeron se qeveria federale ka nisur të humbasë nga sytë, se cili është armiku i vërtetë. Përpara se të zgjidhej, kryebashkiaku i qytetit Uruapan, një qytet në shtetin Michoacán, ku një nga familjet më të përgjakshme të krimit një herë hodhi gjatë një balloje 5 koka të prera, atëherë Antonio González ishte një drejtor i kompanisë “Xerox” dhe themelues i unionit rajonal të kredidhënies. Ai është gjithashtu një pjesëtar i partisë së Kalderónit. Por reputacioni i tij i spikatur nuk është se e ndihmoi për t’i shpëtuar burgut. “Partia tashmë të ka harruar”, - citohet t’i kenë thënë agjentët e antidrogës, ndërsa e merrnin në pyetje. “Ata e kanë harruar ekzistencën tënde. Ti do t’i kalosh 15 vitet e ardhshme të jetës këtu”. Ashtu si kryebashkiakët e tjerë, Antonio González u akuzua për marrje ryshfeti nga aleancat kriminale në këmbim të ndikimit të tij, akuzë të cilën ai e mohon. Prokurorët federalë nuk kanë dhënë asnjë informacion për rastet në fjalë, por Gonzales dhe avokati i tij thonë se e vetmja akuzë zyrtare kundër tij ishte se ai kishte ngrënë drekë me dikë që ishte i lidhur me organizatat kriminale. “Unë kam drekuar me shumë njerëz. Detyra ime e kërkon diçka të tillë”, - tha González. "Por unë nuk kam shkuar të drekojë kurrë me një narko. Kjo nuk është e vërtetë”.
González ishte nga bashkiakët e liruar nga burgu në janar, por ai nuk ka dëgjuar ende asnjë falje nga goja e zyrtarëve të qeverisë apo partisë së tij. Ministri i Brendshëm, Gómez Mont, jo vetëm që refuzoi të kërkonte ndjesë ndaj zyrtarëve, por këmbënguli gjithashtu se ata ishin lëshuar për shkak të mungesës së provave implikuese, jo se ishin të pafajshëm dhe nuk përjashtoi mundësinë që të arrestoheshin sërish.
Ky lajm është publikuar: 01/03/2010