E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimet Ruli në Francë, bujqësia nën vëmendjen e BE-së

Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit. Z.Genc Ruli, me ftesë të ministrit francez të Bujqësisë, ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, i cili zhvillohet çdo vit në Paris. Në këtë panair paraqiten inovacionet më të fundit në fushën e bujqësisë dhe industrisë agroushqimore dhe marrin pjesë më shumë se 1500 ekspozantë nga rreth 40 vende të botës.
Gjatë ditëve të panairit, ministri Ruli pati takime të frutshme me homologë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe kompanive private.
Një nga takimet më të rëndësishme, më 27 shkurt, ishte ai me Komisionerin Europian për bujqësinë dhe zhvillimin Rural z. Dacian Ciolos.
Duke e konsideruar Shqipërinë në perspektiven e integrimit të saj europian, Komisioneri Ciolos u interesua veçanërisht për progresin që është bërë në drejtim të ngritjes së strukturave dhe institucioneve që do të marrin përsipër implementimin me efikasitet politikën e përbashkët bujqësore të BE –së dhe vlerësoi arritjet që ka bërë Shqipëria në këtë fushë.
Komisioneri theksoi se vendet si Shqipëria, që kanë një bujqësi të bazuar mbi fermat familjare të madhësisë së vogël, do të jenë në të ardhmen më në vëmendje të Brukseslit për të mundur të përfitojnë më shumë mbështetje teknike dhe financiare.

Beograd

Tregtia, Jaka takohet
me homologun serb

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka zhvillon një takim me kryetarin e Dhomës së Serbisë Milosh Bulgarin, takim i cili erdhi në kuadrin e Mbledhjes së Shoqatës të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Mesdheut që u zhvillua në Beograd këto ditë.
Jaka tha se takimi u përqendrua në dy aspekte: zhvillimin e marrëdhënieve shumëpalëshe ndërmjet dhomave dhe përpjekjet që duhet të bëjnë dhomat për forcimin e organizmave ndërkombëtare në rrafshin rajonal dhe europian ku ata aderojnë.
Serbia ishte organizatore e aktivitetit dhe pjesëmarrësit shprehën dëshirën dhe kënaqësinë për tu takuar në Shqipëri në një nga aktivitetet e ardhshme.
Lidhur me marrëdhëniet ndër institucionale të dy kryetarët shprehën kënaqësinë për marrëdhënie konstante ndërmjet dy dhomave të tregtisë, përpjekjet që kanë bërë për ti forcuar shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona, njohjen sa më të mirë të tregut për komunitetin e biznesit.
Forumi i biznesit që u realizua në Beograd vitin e kaluar dha rezultatet e veta, megjithatë të dy palët u shprehen që niveli i shkëmbimeve tregtare akoma është i ulët. Këto nivele nuk u përgjigjen as potencialeve të tregut dhe as dëshirës së secilës palë. Të dy kryetarët e dhomave u angazhuan për një përgatitje serioze për zhvillimin e një forumi biznesi në Tiranë së afërmi

Ky lajm është publikuar: 01/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›