Miratimi i dosjeve Radha e Legalizimit, ja datat
Autori i Lajmit: Redaksia
Kush nuk eshtë legalizuar me vendim qeverie, duhet të presë radhën e përckatuar tashmë nga ALUIZNI. Drejtoria Rajonale e ALUIZNI- t, Tiranë, ka bërë një grafik në bazë të të cilit do të përmbyllet proces i legalizimeve. Burime nga Drejtoria thanë për “Ballkan” se brenda vitit do të kalohen për miratim në qeveri të gjitha parcelat e palegalizuar në qarkun e Tiranës.
Kalendari
Të gjitha njësitë bashkiake në Tiranë dhe komunat kanë tashmë një kalendar me anë të të cilit do mbyllet në çdo muaj të vitit 2010 një numër i caktuar legalizimesh të objekteve informale.
Njësia bashkiake 1
Kështu njësia Bashkiake numër 1, e ndarë në 4 zona kadastrale, ka gjithsej 3834 ndërtime informate, dokumentacioni i të cilave do të mbyllet në muajt prill dhe maj. Deri tani nga kjo njësi janë miratuar me vendim qeverie dhe vazhdojnë procedurat e pagesave nga qytetaret për 292 objekte informale.
Njësia bashkiake 2
Ndërkaq, njësia Bashkiake numër 2 ka pesë zona kadastrale, 6118 ndërtime informale të vetëdeklaruara, prej të cilave janë shqyrtuar 2810 objekte deri në muajin dhjetor 2009 dhe janë miratuar nga Qeveria. Sipas kalendarit do të shqyrtohen në muajt janar-shkurt 2010 të gjitha dosjet e mbetura dhe do të përcillen për miratim në qeveri.
Njësia bashkiake 3
Në Njësinë bashkiake numër 3 në 3 zona kadastrale janë gjithsej 2362 ndërtime informale të vetëdeklaruara nga qytetarët. Deri tani janë miratuar në qeveri dosjet për 1101 objekte informale. Në muajt mars dhe prill do të mbyllet shqyrtimi për dosjet e mbetura.
Njësia bashkiake 4
ALUIZNI ka mbaruar afërsisht gjysma e dosjeve të këtij rajoni sipas vetëdeklarimeve që arrijnë shifrën 3948. Me vendim qeverie kanë kaluar 1472 objekte informale, nderkohë që janë gati pjesa tjeter e përpunuar gjatë muajve janar dhe shkurt 2010, të cilat do të dorëzohen si parcela për miratim në qeveri.
Njësia bashkiake 5
Vetëm 229 objekte informale janë miratuar nga qeveria për tri zonat kadastrale të Njësisë bashkiake Nr.5 nga 2559 ndërtime informale të vetëdeklaruara gjithësej. Sipas ALUIZNI-t në muajt prill, maj dhe qershor do të shqyrtohen pjesa tjetër.
Njësia bashkiake 6
Muaji qershor do të jetë përfundimtar për Njësia Bashkiake numër 6. Ajo ka gjithsej 5 zona kadastrale, 3770 ndërtime informale të vetëdeklaruara, të cilat do të shqyrtohen më muajt prill, maj dhe qershor. Deri tani me vendim qeverie kanë kaluar 3112 objekte informale.
Njësia bashkiake nr.7
Njësia bashkiake nr7 ka 4348 objekte informale të vetëdeklaruara, nga të cilat janë miratuar me vendim qeverie deri tani 1170 objekte nga tri zonat kadastrale. Në muajt mars prill, administrata e ALUIZNI-t Tiranë do të shqyrtojë pjesën e mbetur.
Njësia bashkiake nr.8
Dosjet e miratuara nga Qeveria deri tani për Njësinë nr.8 janë 1061 nga 2263 të vetëdeklaruara nga qytetarët. Në fillim të marsit 2010 pritet miratimi nga qeveria i pjesës së mbetur, të cilat janë shqyrtuar deri në fund të muajit shkurt 2010.
Njësia bashkiake 9
Qytetarët e Njësisë bashkiake Nr.9 kanë deklaruar 3380, por deri tani janë miratuar vetëm 826 prej tyre. ALUIZNI ka vendosur që gjatë muajit qershor 2010 të shqyrtojë të gjitha dosjet e kësaj zone të kryeqytetit.
Njësia bashkiake 10
150 ndërtime e shtesa informale kanë kaluar me vendim qeverie ndërkohë që në këtë zonë janë vetëdeklaruar 869 të tilla. Drejtoria e ALUIZNI-t Tiranë ka caktuar muajin mars për shyrtimin e dosjeve të mbetura.
Njësia bashkiake 11
Nga Njësia bashkiake 11, rreth 620 dosje janë shqyrtuar gjatë muajit shkurt 2010, ndërkohë që gjatë muajit mars është planifikuar të përmbyllet shqyrtimi dosjeve për të gjithë qytetarët. Deri tani me vendim qeverie nga kjo zonë kanë kaluar 1061 objekte informale, ndërkohë që janë vetëdeklaruar 6633 ndërtime.
Zonat e tjera
Një ndarje pune është bërë edhe për komunat e bashkitë e tjra të qarkut Tiranë. Në grafik përfshihen Bashkia e Vorës, Komuna Pezë, Komuna Vaqarr, Komuna Golem, Komuna, Dajt, Bashkia Kamëz, Komuna Paskuqan, Bashkia Kavajë, Komuna Kashar, farkë, Baldushk, Bërxull, Bërzhit, Petrelë, Prezë, Zall Herr, Krrabë, Bashkia Rrogozhinë, Komuna Gose, Helmës,Kryevidh, Lekaj, Luz i Vogël, Sinaballaj dhe Synej.
Letrat me vlerë
Si bëhet pagesa me bono
Përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit, ndahen sipas vendndodhjes së objektit informal dhe sipas sipërfaqes së parcelës që kalon në pronësi të poseduesit të ndërtimit informal. Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për pjesën e sipërfaqes së parcelës mbi 500 m², e cila llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, ky rregull nuk aplikohet. Për objektet informale, të ngritura brenda vijës kufizuese të
ndërtimit (vija e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², vlera e të cilave llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit ë pronësisë, pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi.
Ligji parashikon përfitimin e lehtësive të parashikuara në të, edhe për poseduesit e objekteve informale, që kanë kryer pagesa të mëparshme, të parcelës ndërtimore të objektit.
Ky lajm është publikuar: 01/03/2010