E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael,partitë Kadima dhe Likud fitojnë zgjedhjet

Zgjedhjet e përgjithshme në Izrael, që mund të kenë një ndikim kyç në procesin aktual në Lindjem e Mesme, kanë përfunduar me deklarata për fitore të të dy konkurentëve kryesorë. Binyamin Netanyahu, udhëheqësi i partisë së djathtë Likud, dhe ministrja e Jashtme, Tzipi Livni, që udhëheq partinë Kadima, tani nisin procesin për të bindur partitë e vopgla që t'u bashkohen në koalicionin qeverisës. Netanyahu thotë se rezultati i zgjedhjeve përbënte fitore për kampin nacionalist, referencë kjo për paraqitjen e mirë të partive të djathta në mbarë vendin. Livni, që ka siguruar një vend më shumë, thotë se është e gatshme të drejtojë vendin, por ajo do ta ketë të vështirë krijimin e një koalicioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›