Zimbabve, betohet presidenti qe zevendeson Mugaben

Zimbabve, 11 shkurt, 11:48, NOA – Morgan Tsvangirai, 56 vjeçar, lideri i opozitës në shtetin problematik të Afrikës Jugore, është betuar sot si presidenti i ri i vendit.
Ai pati fituar në vitin e kaluar turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por kishte hequr dorë nga balotazhi, duke denoncuar dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Mugabes.
Ky i fundit e mbajti pushtetin për mëse 30 vjet në këtë shtet.
n.e/NOA