E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë,21 të vrarë në shkëmbim zjarrin

Në Meksikë, 21 njerëz raportohet se janë vrarë në shkëmbim zjarrin e fundit të ndërlidhur me bandat e drogës në shtetin Chiuahua, afër kufirit me shtetin amerikan të Teksasit. Njoftohet se pjesëtarët e një bande vranë gjashtë persona, të cilët më parë i kishin rrëmbyer. Në përleshjen që pasoi me ushtarët, 14 anëtarë të bandës dhe një ushtar e humbën jetën. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 3.500 njerëz u vranë në Meksikë në vitin 2008 në incidente të dhunshme të ndërlidhura me trafikimin ilegal të narkotikëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›