E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike mafia leter shtetit

Në një deklaratë të publikuar nga karteli kryesor meksikan i drogës, i premtohet shtetit dhe qytetarëve zgjatja 1-mujore e paqes deri në fundin e janarit.

Lajmi u publikua në rrjetin informative amerikan “CNN”. La Familia Michoacana, që ka marrë emertimin e saj nga një shtet bregdetar ku ka edhe qendrën, dërgoi një e-mail në mjetet e komunikit, ku akuzohej shteti për rritjen e fundit të dhunës në Meksikë.

La Familia premtoi paqe në dhjetor dhe do të vazhdojë të mos sulmojë policinë federale edhe në janar. “Dëshirojmë t’i urojmë gëzuar vitin e ri të gjithë banorëve të krahinës dhe t’i sigurojmë se policia po abuzon shumë me emrin tonë”, shkruhej në deklaratë. Ne e ndajmë veten nga çdo akt kriminal që ka ndodhur në muajin e dhjetorit 2010, akte për të cilat policia po përpiqet të na bëjë fajtore”.

Sipas autoriteteve, La Familia është fajtore për një numër të madh rrëmbimesh, vrasjesh dhe përdhunimesh, që e kanë shndërruar jetën në shumë të pasigurt në veriun e vendit.

Pavarësisht paqes së ofruar, shteti vrau një prej drejtuesve kryesorë të kartelit në një sulm gjatë dhjetorit. “Paqja synon t’i tregojë shtetit dhe banorëve se ne kërkojmë vetëm liri për veprimet tona (trafikun e drogës) dhe se nuk jemi fajtorë për masakrat që na akuzojnë”, përfundonte deklarata e mafias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›