Nis punen naftesjellesi Rusi-Kine

Lajmin e bëri të ditur Agjensia Shtetërore Kineze e Lajmeve, Xinhua. Mësohet se në ditën e inagurimit, 42 mijë tonë naftë e papërpunuar kaloi për në Kinë. Një metër kub naftë është e barabartë me 1 100 litra.
Naftësjellësi i ri që nis nga Siberia dhe përfundon në Oqeanin Paqësor do t’i shërbejë përveç ekonomisë kineze të uritur për naftë edhe vetë Rusisë, për të shmangur varësinë e tregut europian për eksportet e saj.
”Tani, infrastruktura e naftës dhe gazit rus po shtrihet drejt lindjes”, deklaroi një eksport amerikan në CNN. “Rusia mund të luajë tani në të dy krahët dhe mund të imponojë çmime më të larta në treg”.
Naftësjellësi është i gjatë në total 999 kilometra. Ai nis nga qyteti rus i Skovorodinos dhe përfundon në Kinën verilindore, në Daqing.