E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA marina hetim skandalit

Marina amerikane premtoi një hetim serioz pasditen e sotme, pasi një video e publikuar në faqen e internetit të të përditshmes “Virginian-Pilot” tregoi marinarë që bëjnë dush së bashku, akte seksuale, masturbime dhe batura fyese kundër komunitetit homoseksual.

”Do të hetojmë thellësisht natyrën jo normale të videos”, shprehej zëdhënësja e marinës amerikane, pasi imazhet bënë xhiron e botës. “Kjo lloj sjellje nuk ka qenë kurrë e pranueshme në marinës e së shkuarës dhe nuk do të jetë as në atë të së sotmes”.

Ndryshe nga videot me drita të kuqe të publikuara më parë nga disa ushtarë, këto pamje janë xhiruar dhe shfaqin deri nënkapitenin e aeroplanmabjtëses legjendare “USS Enterprise”, kapitenin Oëen Honors.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›