E Shtunë, 31 Tetor 2026

India e kënaqur nga Konferenca e Kopenhagës për klimën

India është një nga ndotësit më të mëdhenj të planetit, dhe kundërshton çdo objektiv detyrues për zvogëlimin e emetimeve."Mund të shprehemi të kënaqur për avantazhin e arritur lidhur me çështjen", deklaroi përpara parlamentit ministri indian i Ambientit, Jairam Ramesh.     Marrëveshja e Kopenhagës nuk u përgjigjet as objektivave të zvogëlimit të emetimeve të vendeve të industrializuara të rekomanduara nga shkencëtarët (nga -25 deri në -40 për qind në vitin 2020 në krahasim me vitin 1990), as objektivave afatgjatë për të gjithë planetin (-50 për qind në vitin 2050).     Sipas Indisë, vend me 1,1 miliardë banorë, vendet e pasura janë historikisht përgjegjëse për ngrohjen e klimës dhe duhet të financojnë përpjekjet e vendeve në zhvillim.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›