Meksikë, përleshje dhe vrasje mes policisë dhe bandave të drogës
7 persona kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi dramatik zjarri mes bandave të narkotrafikut dhe policisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ciudad Huarezit në Meksikë, i cili është qyteti më i rrezikshëm i vendit. Sipas autoriteteve meksikane nga përpleshjet me arme kanë gjetur vdekjen 6 punonjës të sigurisë dhe një civil.
Bandat e narkotrafikut në qytetin e Kuidad Huarezit, pranë kufirit me SHBA-në, mbeten një problem serioz për sigurinë në Meksikë. Lufta ndaj tyre, megjithëse i ka kushtuar qeverisë meksikane miliona dollarë, ende nuk ka dhene efektshmërinë e pritur.
Banorë të zonës u shprehen se kjo ngjarje ishte një tregues tjetër i gjendjes së pasigurtë në të cilën jetojnë ata si edhe fëmijët e tyre.
"Nëse kjo tragjedi i ndodhi policisë, imagjinojeni se sa të sigurt jemi ne popullata e thjeshtë civile."- u shpreh një banor i zonës. Policia kreu një serë aksionesh për të kapur përgjegjësit e kësaj tragjedie, por deri më tani nuk është raportuar asnjë i arrestuar. Në komunikatën e saj për shtyp policia e qytetit u shpreh se përgjegjësit e kësaj tragjedie nuk ishin njerëz të përfshirë me bandat e narkotrafikut. Por organizata joqeveritare vendase të cilat reaguan pas ngjarjes e mohuan kategorikisht një version të tillë. Sipas medias lokale në qytetin e Ciudad Juarez që nga viti 2006 janë vrarë mbi 20 mijë persona.