E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell: Strategjia s'pengon decentralizimin



Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, vlerësoi se strategjia për veriun e Kosovës nuk e pengon procesin e decentralizimit në veri të Mitrovicës. Dell theksoi se strategjia e hartuar nga Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare, lehtëson krijimin e komunës në veri.
"Mendoj se strategjia për veriun ka krijuar hapësirën, në të cilën veriu i Mitrovicës mund të fillojë të angazhohet në procesin e krijimit të komunës së re dhe krijon hapësirë politike, në të cilën qytetarët serbë të Kosovës do të fillojnë t'i eksplorojnë mënyrat, përmes të cilave mund t'i bashkohen këtij procesi në ndërtimin e shtetit më të ri në Evropë", u shpreh të premten Dell, pas një takimi me ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
Ambasadori Dell dha vlerësime pozitive për komunat e reja, të cilat tashmë janë funksionalizuar.
Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ditë më parë, nuk i kanë pohuar e as mohuar deklaratat se strategjia për veriun e Kosovës ka ndikuar deri më tash në ngadalësimin e punëve për formimin e komunës në veri të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›