Oriela bashkë me zonjën Vjollca: Mirëmëngjes nga ‘Vila24’
TIRANE-Ajo është e bukur, energjike, shumë e komunikueshme dhe tejet e qeshur. Të bën për vete që në momentin e parë dhe jemi të bindur se kështu do të ndodhë edhe me shikuesit e “News24”, të cilët do e ndjekin çdo mëngjes, duke nisur nga dita e hënë. Quhet Oriela Nebijaj dhe profesioni i vërtetë i saj është juriste. Njohja e saj me kamerat daton që në moshën 18-vjeçare. Përveçse pasion dhe dëshirë, televizioni mbetet pjesë e jetës së saj, pa hequr dorë paralelisht edhe nga angazhime të tjera siç është menaxhimi, një tjetër dashuri e saj. Bashkë me zonjën Vjollca, Oriela Nebijaj do të jetë pranë çdo amvise shqiptare, me receta të reja dhe ekskluzive, drejtpërdrejt, çdo mëngjes nga ‘Vila24’.
Je fytyra e re e ‘Vila24’. Si e mendon ‘komunikimin’ tënd me shikuesit çdo mëngjes?
Jam krenare që do të ndaj me shikuesit tanë momentet e para të mëngjesit dhe ditës. Duke qenë se është mëngjes, edhe unë do të mundohem të jem sa më spontane dhe energjike me ta, për t’ua bërë ditën sa më të bukur (buzëqesh). Kot nuk thonë: Dielli duket që në mëngjes, e në ‘Vila 24’ padyshim që do të jemi dielli i çdo familjeje shqiptare, edhe në ditë me shi.
Çfarë risie mendon se do sjellësh në këtë program?
‘Vila 24’ do të ketë shumë risi në sezonin e ardhshëm, por kemi kohë deri atëherë. Për momentin jemi në përfundim të këtij sezoni televiziv. Risia jam unë dhe zonja Vjollca, e cila me shumë dashuri e përkujdesje do të këshillojë amvisat shqiptare mbi gatimin. Receta të përditshme tradicionale, por dhe moderne. Përveç kësaj, tematikat e ndryshme që do të trajtohen si dhe të ftuarit specialë do ta bëjnë ‘Vilën 24’ të ngrohtë dhe aktuale për të gjithë shikuesit tanë.
Cila do të jetë pika jote kyçe, ku do të përqendrohesh më tepër?
Pika ime kyçe?! Është e vështirë të jetë vetëm një. Të gjitha në një moment do të bëhen kyçe (buzëqesh), do mundohem t’i kushtoj vëmendjen e duhur asaj çfarë shikuesit kërkojnë dhe mbi të gjitha presin të përmbushet nga unë si moderatore, e sigurisht vetë ‘Vila 24’. Do të jap maksimumin tim, që të përcjell familjaritetin e duhur nga një shtëpi e bukur dhe e ngrohtë si kjo e jona.
Ritmi i ditës tënde tashmë do të ndryshojë, pasi ‘mirëmëngjes’ tani çdo ditë do t’u thuash shikuesve tanë. Si ishte dita jote deri tani?
Ditët e mia gjithnjë kanë qenë në një vrap konstant. Duke qenë e angazhuar dhe me televizionin, por pa lënë mënjanë dhe profesionin, jam në dinamikë të vazhdueshme. Nga një cep në tjetrin për të përfunduar çdo ditë me sukses, por dhe lodhje. Mëngjesi që nga dita e hënë për të gjithë ne do të jetë ndryshe. I natyrshëm, por dhe pikant. Përveçse më zbukurohet dita duke ftuar të gjithë shqiptarët në Vilë, asgjë nuk ndryshon.
Të është dashur të heqësh dorë nga diçka për ‘Vila24’?
Sigurisht që më është dashur të lë disa gjëra mënjanë për ‘Vila 24’, gjumin të parin. Është një angazhim i veçantë, por që ka shumë punë dhe përgjegjësi, andaj meriton vëmendjen time totale.
Një hapësirë të rëndësishme në ‘Vila24’ ka edhe kuzhina. Ke ndopak njohuri si amvisë për t’i qëndruar pranë zonjës Vjollca me gatimet?
Ah, zonja Vjollca është fantastike! Përveçse një kuzhiniere e përsosur, është mikeshë, mama dhe moderatore shumë e mirë. Ndër të tjera, ajo ka premtuar se do t’ia dalë të më mësojë dhe mua të gatuaj mirë. Deri më tani roli im si amvisë konsistonte vetëm në shijimin e gjellëve të mamasë (qesh).
Edhe pse iu nënshtrove një audicioni në të cilin u përzgjodhe, ti vete, pse zgjodhe ‘News24’?
Nëse ka një shqiptar të vetëm që mund të gjejë një arsye tjetër, atëherë jam e gatshme ta dëgjoj. Me bindje them se ‘News 24’ është një ndër TV më serioze dhe popullore në Shqipëri. Edhe pse në fokus të tij ka lajmin, di mirë të prodhojë emisione me standarde të larta si ‘Vila 24’.
Ç’marrëdhënie ke me kamerat dhe eksperiencat që ke pasur më parë me to?
Deri më sot kamerat dhe unë kuptohemi shumë mirë. Shpesh kam dëgjuar të thonë profesionistë të televizionit, se kamerat më duan mua dhe unë ato. Besoj se është e vërtetë, pasi, nëse sytë e mi shkëlqejnë plotësisht, ndodh pikërisht kur kam kamerat përpara. Eksperienca ime në TV nisi në moshën 18-vjeçare; edhe pse me shkëputje kjo marrëdhënie qëndroi e paprekur, njësoj si në ditën e parë..
Çfarë synon, cila është ambicia jote?
Jam ende e re ndaj vazhdoj të kem luksin për të besuar se ëndrrat do të bëhen realitet (buzëqesh). Ambicie kam shumë për sa i përket karrierës televizive dhe profesionit si juriste e menaxhere aktualisht. Nuk ngurroj të jap maksimumin dhe të mësoj çdo ditë eksperienca të reja. Deri më tani ndërthurja e artit me profesionin më kanë dhënë rafinimin e duhur për të qenë e suksesshme. Shpresoj që të vazhdoj kështu e besoj se ambiciet brenda ëndrrave do të bëhen shumë shpejt të vërteta.
Mund të na zbulosh diçka më shumë rreth vetes tënde? Kush është Ori?
Ori është vajza e dy prindërve të mrekullueshëm dhe motra e dy vajzave të rralla, që më mësuan se si të jap gjithmonë më të mirën nga vetja. Jam rrethuar gjithnjë nga një harmoni e përkryer në familje. Kam përfunduar studimet e larta për drejtësi dhe më pas kam pasur eksperienca të ndryshme në Juridik, Menaxhim dhe PR/Marketing. Ndërkohë, televizioni ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime, pasi është një pasion që buron që nga vegjëlia e kështu do të jetë gjithnjë. Kam prezantuar emisione rinore, sportive, sociale dhe gjithashtu formate për fëmijë. Më pëlqen gjithçka që lidhet me sportin dhe muzikën. Asnjëherë në një angazhim profesional, por gjithmonë kam gjetur kohën të merrem me të dyja.
Dhe si për fund, meqë jemi në “Bluetooth”, statusi yt aktual cili është: E dashuruar, apo beqare?
Statusi im aktual, beqare (buzëqesh), pse jo dhe e dashuruar...
(Bluetooth/BalkanWeb)