E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nis fushatën për zgjedhjet e 2013

TIRANE-PS hapi dje, fushatën për zgjedhjet elektorale të 2013, duke e nisur nga Berati.

Deputeti i këtij qarku, Erion Braçe ka lajmëruar përmes Facebook-ut, se është ngritur një super strukturë me kryetarët e PS-së të çdo njësie, koordinatorët e PS-së në çdo njësi, kryetarët e FRESSH-it e ‘Gruas Socialiste’ të çdo njësie, kryetarët e komunave e dy bashkive. Detyra e parë është bërja e një skaneri të imtësishëm të listave të zgjedhësve, kontaktimi familje më familje në çdo qendër votimi, në të 10-ta komunat e dy bashkitë.

Në grupin e punës do të bëjnë pjesë: Kryetari i PS të Rrethit, anëtari i Kryesisë, deputetët, sekretarët e dy KZAZV-ve, koordinatorët elektorale. Braçe thotë se: “Detyra e dytë është rritja e frymës opozitare në nivel vendor, kundër regjimit antipopullor të Sali Berishës!”

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›