E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulari 4, reagon PD

Tiranë -Partia Demokratike reagoi menjëherë pas deklaratave nga e majta, sipas të cilave nuk kishte transparencë për sa i përket procesit të privatizimit. Në një reagim për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli theksoi se opozita kundërshton privatizimet më të suksesshme, ndërkohë që ato janë konsideruar transparente nga institucionet ndërkombëtare.

“Në serinë e kundërshtimit të privatizimeve si ai i Armos apo Kesh-it Të të gjitha koncensioneve me një total prej 3.5 miliardë Euro nga të cilat krijohen dhjetra mijëra vende pune për Shqiptarët, Edi Rama dhe zëdhënësit e tij kanë ndërmarrë një sulm të egër, të përditshëm, kundër dhënies së licencës së 4 të telefonisë celulare”-tha zëdhënësja e selisë blu.

Ajo theksoi se kompani që mori të drejtën për telefoninë celulare, dha ofertën më të lartë, ndërsa shtoi se “kjo licencë nuk ju dha kompanisë bashkëaksionerë të Ramës EDIL-it, e cila pruri një ofertë prej vetëm 5 Milionë Eurosh”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›