E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, shpërthim në një naftësjellës, 27 viktima

Të paktën 27 persona kanë vdekur dhe rreth 51 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e regjistruar në një naftësjellës që i përkiste kompanisë kombëtare të naftës, Pemex a Texmelucan, në qendër të Meksikës.

Lajmi u bë i ditur nga qeveria lokale e Pueblas, ku edhe ndodhej naftësjellësi. Sipas autortieteve shpërthimi erdhi si pasojë e rrjedhjes së naftës ng tubacionet, shpjegoi ministri i brendshëm i shtetit, Valentin Menses.

Bilanci paraprak i viktimave fliste per 22 të vdekur. Nga shpërthimi janë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi në afërsi të vendit të ngjarjes.
 

Sipas ministrit Meneses, shpërthimi ndodhi rreth orës 05:30 me orën lokale Televizionet lokale transmetuan pamje ku tregohej një re e madhe tymi të zi që ngrihej mbi vendin e shpërthimit dhe shumë persona që largoheshnin nga shtëpitë e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›