Irak, raporte kundërthënëse lidhur me formimin e qeverisë
Nga Bagdadi ka raporte kundërthënëse lidhur me shpalljen e kabinetit të unitetit kombëtar.
Një këshilltar i kryeministrit Nuri al-Maliki, tha se do të shpallen emrat e disa anëtarëve të qeverisë, gjatë ditës së sotme, ashtu siç ishte parashikuar por anëtarë të Parlamentit të Irakut thonë se shpallja nga ana e al-Malikit, është shtyrë deri të mërkurën.
Raportohet se ende nuk është arritur marrëveshja për postet kryesore, përfshirë ministrinë e brendshme, atë të mbrojtjes dhe ministrat e sigurisë kombëtare.
Deri më 25 të këtij muaji, Nuri al-Maliki, duhet ta paraqes përbërjen e qeverisë së tij të ardhshme, para Parlamentit prej 325 anëtarëve.