E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ljajic në Strasburg për raportin e Martyt

Kryetari i këshillit kombëtar për bashkëpunim më Tribunalin e Hagës, Rasim Ljajiç, njëherësh ministër në qeverinë e Serbisë, do të bisedojë të hënën në Strasburg me zyrtarët më të lartë të Këshillit të Evropës (KE) për raportin e Dick Martyt për tregtinë me organeve njerëzore në Kosovë.

Sipas gazetës “Blic”, Ljajic pritet të takohet me ushtruesin e detyrës së Sekretarit të përgjithshëm të KE-së, Maud de Boer Buquicchio dhe me komisarin e BE-së për të drejtat e njeriut, Thomas Hammarberg.

Gjatë këtyre takimeve, Ljajiç do të bisedojë rreth hapave të mëtejmë, të cilët mendon t`i ndërmarrë KE-ja pas raportit të Martyt.

Ndërkohë mediat serbe raportuan se të hënën Serbia do t1i kërkojë Tribunalit të Hagës që të nisë procedura penale kundër ish-shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen.

Pretendimin e ka bërë të ditur pikërisht ministri Ljajiç. “Ai bashkë me zyrtarë të tjerë e dinin për dyshimet, por nuk bënin asgjë për t`i verifikuar, apo për të nisur procedurat, përkundrazi, ata bënë ç`është e mundur që ta shuanin këtë punë dhe të stoponin dëshmitarët që të dëshmonin për krimet e kryera”, ka thënë Ljajiç.

Sipas medieve serbe, Ljajiç ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›