Pacolli mohon koalicionin me Thaçin

Drejtuesit e Koalicionit për Kosovë të Re kanë përgënjeshtruar deklaratat e drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës se këto dy subjekte politike do të bëjnë koalicion, për ta qeverisur vendin gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar.
Vetë lideri i AKR-së dhe kryetar i Koalicionit për Kosovë të Re, Begjet Pacolli ka thënë se ulja përballë Thaçit në një restorant në Prishtinë ka qenë vetëm një takim ku është biseduar “për proceset aktuale politike në vend”, dhe asesi për “dukjen” e qeverisë së ardhshme.
“Kemi biseduar praktikisht për situatën pas raportit të Dick Marty dhe kemi biseduar situatën e zgjedhjeve dhe kemi vendosur që ne takohemi pas zgjedhjeve të 9 janarit. Absolutisht nuk është vendosur për asnjë koalicion”, ka thënë Pacolli.
Ai gjithashtu ka mohuar se në takim është folur për ndarjen e dikastereve, por ka theksuar se partia që ai vazhdon t`i respektojë kriteret e vëna për partnerin e mundshëm të koalicionit.