E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Dick Marty, anëtar i Klunit Anti-Pavarësi

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është anëtar i Klubit Anti-Pavarësi.
Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se çështjen të do ta çojë deri në fund, jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht.
Në një intervistë për mediat kosovare, Thaçi i ka cilësuar akuzat e Martit ndaj tij personalisht por edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gjoja trafikim organesh gjatë kohës së luftës, të orkestruara nga një i “klub anti-pavarësisë” dhe se raporti ka qenë i planifikuar për goditjen e shtetit të Kosovës.
“Ne kemi ngadhënjyer mbi këto shpifje. Akuza dhe trillime skandaloze edhe më herët dhe do të fitojmë edhe tash”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa në lidhje me zgjedhjet, sipas tij, incidentet e izoluara nuk mund ta prishin hijeshinë e tyre dhe se aktualisht po merret vetëm me krijimin e qeverisë së re.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›